Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

17/04/2026 - 17:38
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë duket se mbrojtja e konsumatorit po mbetet vetëm detyrim në letër, pasi që marketet e mëdha po shkelin ligjin duke fshehur origjinën e produkteve. Ky manipulim i hapur tregon se si interesat e bizneseve po peshojnë më rëndë se e drejta e qytetarit.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, me të cilin është gjobit me 1 mijë euro kompania “Super Viva” Sh.P.K. me pronar Mustafë Rexhepi.

Në arsyetimin e vendimit të IQMT të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bëhet se ditur se në Njësinë numër 4 të “Super Viva” në Prizren është kryer inspektim më 26 shkurt 2026, ku kishte urdhëruar këtë kompani të bëjë vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Por duket se ky inspektim i realizuar në shkurt ishte i kot, pasi që me rastin e riinspektimit, “Super Viva” e Mustafë Rexhepit ishte sjellur sikur të mos i interesonin ligjet e Kosovës, duke mos zbatuar urdhërat e inspetoratit të tregut, pasi që nuk kishte vendosur prapë flamujt e origjinës së mallrave.

Foto: Mustafë Rexhepi – pronar i Super Viva

Por, edhe përkundër shkeljes së parë dhe ‘kokëfortësisë’ për të mos zbatuar urdhëresat, IQMT kishte vendosur ta gjobit këtë kompani me vetëm 1 mijë euro, të cilat nëse i paguan brenda 15 ditësh atëherë lirohet nga 50% e gjobës.

Kjo gjobë kaq e vogël mund të duket edhe si inkurajim për të mos zbatuar rregullativën ligjore, e cila edhe mund të fus konsumatorët në lajthitje në lidhje me origjinën e mallrave!

Ndryshe, qëllimi kryesor i vendosjes së flamujve të origjinës pranë produkteve në marketet e Kosovës është informimi dhe mbrojtja e konsumatorit, duke i mundësuar qytetarëve të identifikojnë lehtësisht vendin e prodhimit përpara se të marrin një vendim blerjeje.

Vendosja e flamujve të origjinës së produktit është masë parandaluese e manipulimit eventual të konsumatorëve, sepse në të kundërten paraqiten mundësia që ambalazhi apo gjuha e përdorur në etiketë të mund të krijojë përshtypje të rreme për vendin e origjinës.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Super Viva” Sh.P.K. për këtë vendim të AIP, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Tags: MashtrimMustafë RexhepiSuper Viva

JU REKOMANDOJMË

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Deputetja e PDK-së memesazh për mërgatën: Mos hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit
10/10/2026 - 14:21

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me kritikat ndaj presidentes Shiroka-Pula, duke thënë se, të paktën gjatë kësaj presidence, nuk do të shahemi e as të linçohemi...

Më shumëDetails

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme

Trump kritikon Norvegjinë për çmimin Nobel për Paqe: Njollë e pashlyeshme
10/10/2026 - 13:54

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimin Nobel për Paqe, duke e cilësuar zgjedhjen e këtij viti si “të turpshme dhe...

Më shumëDetails

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së

Kërçeli hedh dyshime për një projekt të Përparim Ramës: 1 milion euro për flamuj të UÇK-së
10/10/2026 - 13:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli ka hedhur dyshime rreth një projekti të Komunës së Prishtinës që lidhet me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kërçeli ka thënë se Përparim...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit
10/10/2026 - 13:13

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fyerjet, etiketimet dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autorit të emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Përmes një reagimi publik,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë