Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

17/04/2026 - 17:38
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë duket se mbrojtja e konsumatorit po mbetet vetëm detyrim në letër, pasi që marketet e mëdha po shkelin ligjin duke fshehur origjinën e produkteve. Ky manipulim i hapur tregon se si interesat e bizneseve po peshojnë më rëndë se e drejta e qytetarit.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, me të cilin është gjobit me 1 mijë euro kompania “Super Viva” Sh.P.K. me pronar Mustafë Rexhepi.

Në arsyetimin e vendimit të IQMT të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bëhet se ditur se në Njësinë numër 4 të “Super Viva” në Prizren është kryer inspektim më 26 shkurt 2026, ku kishte urdhëruar këtë kompani të bëjë vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Por duket se ky inspektim i realizuar në shkurt ishte i kot, pasi që me rastin e riinspektimit, “Super Viva” e Mustafë Rexhepit ishte sjellur sikur të mos i interesonin ligjet e Kosovës, duke mos zbatuar urdhërat e inspetoratit të tregut, pasi që nuk kishte vendosur prapë flamujt e origjinës së mallrave.

Foto: Mustafë Rexhepi – pronar i Super Viva

Por, edhe përkundër shkeljes së parë dhe ‘kokëfortësisë’ për të mos zbatuar urdhëresat, IQMT kishte vendosur ta gjobit këtë kompani me vetëm 1 mijë euro, të cilat nëse i paguan brenda 15 ditësh atëherë lirohet nga 50% e gjobës.

Kjo gjobë kaq e vogël mund të duket edhe si inkurajim për të mos zbatuar rregullativën ligjore, e cila edhe mund të fus konsumatorët në lajthitje në lidhje me origjinën e mallrave!

Ndryshe, qëllimi kryesor i vendosjes së flamujve të origjinës pranë produkteve në marketet e Kosovës është informimi dhe mbrojtja e konsumatorit, duke i mundësuar qytetarëve të identifikojnë lehtësisht vendin e prodhimit përpara se të marrin një vendim blerjeje.

Vendosja e flamujve të origjinës së produktit është masë parandaluese e manipulimit eventual të konsumatorëve, sepse në të kundërten paraqiten mundësia që ambalazhi apo gjuha e përdorur në etiketë të mund të krijojë përshtypje të rreme për vendin e origjinës.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Super Viva” Sh.P.K. për këtë vendim të AIP, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Tags: MashtrimMustafë RexhepiSuper Viva

JU REKOMANDOJMË

Ky është punëtori që humbi jetën në Veternik, ishte duke punuar në kompaninë “Shala Group”

Shqiptarët, të dytët në Evropë si pronarë të shtëpive
24/08/2026 - 11:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një 49-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Insajderi ka...

Më shumëDetails

Një 49-vjeçar ra nga lartësia në Veternik, humb jetën në vendin e ngjarjes

Ra nga kati i gjashtë në vendin e punës, ky është punëtori që humbi jetën dje në Ferizaj
24/08/2026 - 11:25

Një rast tragjik ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën në vendin e punës. Rastin e ka konfirmuar Policia e...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë vazhdimin e seancës për konstituim
24/08/2026 - 11:19

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës janë rikthyer përsëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive. Aty s’janë parë deputetët e LDK’së,...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 11:10

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Malishevë, ku një çift mbeti i plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçarja, e cila ishte në...

Më shumëDetails

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë
24/08/2026 - 11:06

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku Jetlira Foniqi-Bytyqi humbi jetën si pasojë e plagëve...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
24/08/2026 - 10:32

Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij mbrëmë rreth orës 00:17. Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Me këtë çmim pritet të shitet nafta sot

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë