Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Intervista që i dështoi me Nazim Bllacën, autori i librit “Mësuesi që u bë vrasës” zbulon momentin dramatik si doli në skenë

19/04/2026 - 21:29
në Kryesore, Lajme
A A
Intervista që i dështoi me Nazim Bllacën, autori i librit “Mësuesi që u bë vrasës” zbulon momentin dramatik si doli në skenë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Visar Duriqi, autor i librit “Mësuesi që u bë vrasës”, ka rrëfyer pjesë nga përvojat e tij me spiunin Nazim Bllaca, i cili është kryepersonazh i librit.

Duriqi në podcast të Veriu.info “Perballje me Gazin me autor Gazmend Morinaz ka teguar se si Bllaca doli në skenë dhe se si paraprakisht ishte planifikuar të realizohej një intervistë ekskluzive me të.

“Unë e kam ditë më herët që është duke dalë ai. Se si u kthy në Kosovë, ai më ka kontaktuar mua. Para se me dalë… Ka qenë në Serbi, prej vitit 2007 e tutje. Nga vera e 2007-ës shkon në Serbi, pasi që nuk pajtohet për një borxh të madh me grupin e Azem Sylës e këtyre që kanë shitur toka bashkë. Diku i mbetet borxh atij grupi nja 80 mijë euro, edhe fillojnë konfliktet, Nazimi pretendon që e kanë sulmu dhe e kanë rrehë, prej inatit ikë në Serbi dhe atje gjen prehje. Tani në Serbi fillon me folë, me i dhanë ato intervistat që i kam shpjegu, i ka një intervistë më 2007-ën, më 2008-ën për toka, e të tjera”, ka deklaruar Duriqi.

“Kur kthehet më 2009-ën, e vëmë kontaktin, shkoj e vizitoj, madje një ditë para se me dalë Bllaca në publik, unë kam pasë me shku me bë intervistë me të. Ditën që kam pasur me shku me bë intervistë më ka thënë “mos hajde, se më ka ndodhur diçka” edhe s’më ka tregu. Ja kish pas sulmu dikush shtëpinë me zollë. Ky nuk ka mujt me prit më që un si gazetar me bë një intervistë dhe me publiku, por ju ka dasht shpejt e shpejt me dalë në krejt mediat”, ka thënë më tej ai.

Përmes këtij libri, Duriqi sjell një pasqyrë të detajuar të deklaratave që dikur tronditën opinionin publik, si dhe proceseve gjyqësore që pasuan dëshmitë e Bllacës, duke rihapur diskutimin mbi rolin e tij në ngjarjet e asaj kohe.

Libri trajton transformimin e Bllacës nga një mësues në një figurë të përfshirë në rrjete të dyshuara të spiunazhit dhe vrasjeve politike, duke ngritur njëkohësisht dilema mbi motivet dhe besueshmërinë e rrëfimeve të tij: a ishte ai një dëshmitar i penduar apo një aktor që ndikoi rrjedhën e drejtësisë?

Në fokus janë edhe dëshmi dhe detaje nga dosje që, sipas autorit, hedhin dritë mbi ngjarje të pazbardhura dhe rikthejnë në vëmendje plagë të vjetra të shoqërisë kosovare.

Librin mund ta gjeni tek Libraria Artini-Toena në Prishtinë

Tags: Gazmend MorinaVisar Duriqi

JU REKOMANDOJMË

Seanca përfundoi, por jo edhe telashet në Fushë Kosovë – Asamblistja e PDK’së denoncon Rilind Berishën për kanosje, tre dëshmitarë në Polici

Seanca përfundoi, por jo edhe telashet në Fushë Kosovë – Asamblistja e PDK’së denoncon Rilind Berishën për kanosje, tre dëshmitarë në Polici
01/11/2026 - 11:18

Seanca e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës kishte përfunduar, por një incident i raportuar pas saj ka përfunduar në duart e Policisë. Dardane Sogojeva Shala ka denoncuar se...

Më shumëDetails

Kush do të bëhet president/e në Gjermani? Merkel e do një grua në postin e kreut të shtetit

Kush do të bëhet president/e në Gjermani? Merkel e do një grua në postin e kreut të shtetit
01/11/2026 - 11:05

Çështja se kush do të bëhet presidenti i ri i Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më urgjente. Ish-kancelarja Angela Merkel dhe shumë vetë dëshirojnë që vendi të ketë...

Më shumëDetails

Preteni për Euronews Albania: Kurti indirekt u dha mbështetje protestuesve në Tiranë

Preteni për Euronews Albania: Kurti indirekt u dha mbështetje protestuesve në Tiranë
01/11/2026 - 10:43

Politologu dhe redaktori i Gazetës Online Veriu.info, Musa Preteni, në një lidhje direkte për Euronews Albania ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti për protestat në Shqipëri....

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë, Rama përsërit ftesën për dialog

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
01/11/2026 - 10:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikthyer ftesën e tij për dialog me studentët. Kur janë bërë 20 ditë nga nisja e protestave në Shqipëri, kreu i qeverisë...

Më shumëDetails

Ja sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për investime kapitale sipas GAP-it

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
01/11/2026 - 10:21

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të...

Më shumëDetails

Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn

Dita e pestë e protestës sot për Arlinda Zekajn
01/11/2026 - 10:11

Për të pestën ditë radhazi, sot do të mbahet protestë në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë