Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV – LDK

20/04/2026 - 13:53
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti e do presidentin e vet, Abdixhiku heq dorë nga bisedimet me të: Krejt çka u deklarua pas dështimit të marrëveshjes VV – LDK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bisedimet ndërmjet Albin Kurti të Vetëvnedosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit kanë përfunduar pa marrëveshje.

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmuan përmbylljen e çfarëdo bisedimi të mëtutjetshem pas takimit të fundit.

Kurti tha se negociatat ishin të pasuksesshme, duke theksuar mungesën e dakordimit për ofertat e paraqitura.

“Porsa e përfundova takimin me Abdixhikun… më duhet të konstatoj se bisedimet ishin të pasuksesshme,” tha Kurti.

Sipas tij, Vetëvendosje ofroi bashkëqeverisje me poste të rëndësishme për LDK-në, përfshirë zëvendëskryeministrin, MPJ-në, dhe tre ministri.

“Ofrova që LDK të jetë në bashkëqeverisje, ta ketë zv/kryeministrin, MPJ dhe tri ministri të tjera,” u shpreh ai.

Kurti shtoi se kishte preferuar që Abdixhiku të merrte postin e zëvendëskryeministrit për të hapur “kapitull të ri bashkëpunimi.”

Një tjetër ofertë, sipas tij, përfshinte drejtimin e Kuvendit nga LDK, përmes pozitave të kryetarit dhe nënkryetarit të parë.

“Ia ofrova edhe Kryetarin dhe Nënkryetarin e Kuvendit… edhe LDK do ta kryesonte legjislativin,” deklaroi Kurti.

Megjithatë, ai tha se asnjë nga këto opsione nuk u pranua nga pala tjetër.

Në lidhje me çështjen e presidentit, Kurti tha se nuk kërkonte votim të detyrueshëm për kandidatin e propozuar, përkatësisht Glauk Konjufcën.

“Për Glaukun nuk kërkuam votë për, por vetëm votim ‘për, kundër, ose abstenim’,” tha ai.

Kurti shtoi se Vetëvendosje kishte propozuar edhe emra të tjerë gjatë diskutimeve me liderë të tjerë politikë.

“Vetëm unë kam folur me emra të përveçëm… ata nuk po flasin me emra të përveçëm,” deklaroi ai.

Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Nëse nuk ndodh diçka ditëve të mbetura… ka më shumë interesim për zgjedhje të reja,” tha Kurti.

Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku konfirmoi përfundimin e bisedimeve, duke theksuar mospajtimin për postin e presidentit.

“Kanë marrë fund përfundimisht takimet… për çështjen e zgjedhjes së presidentit,” deklaroi ai.

Sipas Abdixhikut, Kurti insistoi që posti i presidentit t’i takojë Vetëvendosjes, pa konsideruar fare alternativë tjetër.

“Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së… nuk kishte emër tjetër përveç Glauk Konjufcës,” tha ai.

Ai shtoi se një ndarje e tillë e pushtetit do të ishte e papranueshme për LDK-në.

“Nuk mund të jetë presidenti zgjatim i qeverisë… t’i ketë një parti të tre institucionet,” u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku theksoi se LDK nuk kërkoi poste në këmbim të marrëveshjes.

“Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në as për mua,” tha ai.

Ai shtoi se partia e tij kishte bërë përpjekje maksimale brenda kapaciteteve të saj politike.

“LDK me 15 deputetë nuk mund të bëjë më shumë… unë u përpoqa për zgjidhje,” deklaroi Abdixhiku.

Sipas tij, çështja tashmë konsiderohet e mbyllur nga LDK.

“LDK i kthehet strukturave të veta dhe këtë çështje e konsideron të mbyllur,” përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education
17/10/2026 - 14:29

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education. Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili...

Më shumëDetails

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
17/10/2026 - 14:26

Teksa vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre. Nuk dihet ende nëse shënjestrohen...

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë, Stresi i bën thirrje publike Edi Ramës

Protestat në Tiranë, Stresi i bën thirrje publike Edi Ramës
17/10/2026 - 13:36

Reperi i njohur shqiptar, Stresi (Arkimed Lushaj), ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i bërë thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të japë...

Më shumëDetails

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare
17/10/2026 - 13:17

Protesta e zhvilluar në Durrës është shoqëruar me tensione dhe bllokim rrugësh.Protestuesit kanë thyer xhamin e fasadës së Postës Shqiptare, e më pas ka ndërhyrë policia. Grumbullimet nisën...

Më shumëDetails

Gjykata urdhëron administratën Trump të rikthejë lotarinë e Green Card

Trump do që t’ua mohojë shtetësinë automatike fëmijëve të lindur në SHBA
17/10/2026 - 12:24

Një gjykatë federale në San Diego ka urdhëruar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, të rikthejë procesin e regjistrimit për lotarinë e vizave të diversitetit për vitin 2027,...

Më shumëDetails

Rama thotë se qeveria do t’i ndihmojë bizneset e vogla të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë

Rama: Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor
17/10/2026 - 11:57

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë