Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, tha se “është e papranueshme” që Vetëvendosja të merr edhe institucionin e presidentit.
Kjo, sipas saj, ishte edhe arsyeja e dështimit të bisedmeve të sotme mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Propozimi ishte i papranueshëm sepse u kërkua që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes”, tha ajo në T7.
“Tendenca e një partie politike për t’i kapur dy institucione ekzekutive nuk është as e sinqertë e as dashamirëse”, ka thënë ajo.













