Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për median spanjolle: Spanja duhet ta njohë Kosovën sa më shpejt

21/04/2026 - 08:13
në Kryesore, Lajme
A A
Gaxherri: Bllokada e Kuvendit nuk i konvenon askujt, pos Kurtit dhe VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median spanjolle El Periódico gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ka kërkuar që ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se një hap i tillë është i domosdoshëm dhe ende i mundshëm.

Kurti ka deklaruar se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me çështjet e saj të brendshme territoriale, duke theksuar se Kosova dhe Serbia nuk mund të krahasohen. Sipas tij, Spanja do të duhej ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, por ende ka mundësi ta bëjë këtë.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ka asnjë konflikt me Spanjën dhe se njohja do të ndihmonte në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën përbëjnë një pengesë në Bruksel.

Duke folur për zhvillimet e brendshme, Kurti ka thënë se Kosova ka bërë përparime të mëdha në demokraci, sundim të ligjit dhe ekonomi, duke u bazuar edhe në vlerësimet e organizatave ndërkombëtare.

Ai ka përmendur gjithashtu se mbi 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se vendi po vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme në këtë drejtim.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të arrihet pa drejtësi dhe pa pranimin e së kaluarës, duke përmendur se ende ekzistojnë tensione dhe incidente që ndikojnë në raportet mes dy vendeve.

“Nuk është e mundur normalizimi pa pranimin e krimeve të së kaluarës. Presidenti i Serbisë ka lidhje të mira me Orbán dhe Putinin. Nuk mund të ketë pajtim pa drejtësi dhe besim. Ne jemi në dialog në Bruksel, por Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e arritur”, ka thënë Kurti për “El Periodico”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, ai ka thënë se Kosova e sheh atë si një luftë për mbrojtjen e demokracisë dhe ka theksuar mbështetjen e plotë për Ukrainën.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata urdhëron administratën Trump të rikthejë lotarinë e Green Card

Trump do që t’ua mohojë shtetësinë automatike fëmijëve të lindur në SHBA
17/10/2026 - 12:24

Një gjykatë federale në San Diego ka urdhëruar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, të rikthejë procesin e regjistrimit për lotarinë e vizave të diversitetit për vitin 2027,...

Më shumëDetails

Rama thotë se qeveria do t’i ndihmojë bizneset e vogla të dëmtuara nga protesta: Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë

Rama: Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor
17/10/2026 - 11:57

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania...

Më shumëDetails

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik
17/10/2026 - 11:37

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndonëse...

Më shumëDetails

BBC shkruan për protestat në Shqipëri

BBC shkruan për protestat në Shqipëri
17/10/2026 - 11:10

Shqipëria merr një dritë tjetër jeshile… ose i afrohet këtij synimi të madh, këtij objektivi historik, papritur shpërthejnë flakët? Nuk është aspak rastësi! Asgjë nga ajo që po...

Më shumëDetails

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
17/10/2026 - 10:54

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat. Në...

Më shumëDetails

Maqedonci: Kemi kërkuar nga SHBA-ja të diskutojmë blerjen e helikopterëve

Maqedonci: Strukturat serbe të sigurisë po i mbështesin grupet terroriste me qëllim destablizimin e Kosovës dhe Ballkanit
17/10/2026 - 10:30

Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa prioritet në zhvillimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë