Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për median spanjolle: Spanja duhet ta njohë Kosovën sa më shpejt

21/04/2026 - 08:13
në Kryesore, Lajme
A A
Gaxherri: Bllokada e Kuvendit nuk i konvenon askujt, pos Kurtit dhe VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për median spanjolle El Periódico gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ka kërkuar që ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se një hap i tillë është i domosdoshëm dhe ende i mundshëm.

Kurti ka deklaruar se Spanja nuk duhet ta barazojë rastin e Kosovës me çështjet e saj të brendshme territoriale, duke theksuar se Kosova dhe Serbia nuk mund të krahasohen. Sipas tij, Spanja do të duhej ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, por ende ka mundësi ta bëjë këtë.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ka asnjë konflikt me Spanjën dhe se njohja do të ndihmonte në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën përbëjnë një pengesë në Bruksel.

Duke folur për zhvillimet e brendshme, Kurti ka thënë se Kosova ka bërë përparime të mëdha në demokraci, sundim të ligjit dhe ekonomi, duke u bazuar edhe në vlerësimet e organizatave ndërkombëtare.

Ai ka përmendur gjithashtu se mbi 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se vendi po vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme në këtë drejtim.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk mund të arrihet pa drejtësi dhe pa pranimin e së kaluarës, duke përmendur se ende ekzistojnë tensione dhe incidente që ndikojnë në raportet mes dy vendeve.

“Nuk është e mundur normalizimi pa pranimin e krimeve të së kaluarës. Presidenti i Serbisë ka lidhje të mira me Orbán dhe Putinin. Nuk mund të ketë pajtim pa drejtësi dhe besim. Ne jemi në dialog në Bruksel, por Serbia nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e arritur”, ka thënë Kurti për “El Periodico”.

Duke folur për luftën në Ukrainë, ai ka thënë se Kosova e sheh atë si një luftë për mbrojtjen e demokracisë dhe ka theksuar mbështetjen e plotë për Ukrainën.

JU REKOMANDOJMË

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
21/04/2026 - 09:13

Të hënën, dy shtetas serbë kanë hyrë në Kosovës, përmes rrugëve ilegale. Kalimin kufitar ata e kanë bërë në fshatin Vracevo të Leposaviqit. Por, me të hyrë në...

Më shumëDetails

Demhasaj: Kurti është pazarxhija më i keq që ekziston

Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta
21/04/2026 - 08:56

Analisti Arton Demhasaj, ka akuzuar qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti në proceset e negociatave për formimin e institucioneve në Kosovë, duke e cilësuar atë si kontradiktore dhe...

Më shumëDetails

Shtëpi, toka, para e vetura – pasuria e liderëve kryesorë të Kosovës

Shtëpi, toka, para e vetura – pasuria e liderëve kryesorë të Kosovës
21/04/2026 - 08:37

Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët publikë, në mesin e tyre edhe krerëve shtetërorë...

Më shumëDetails

Hamza i prerë: PDK s’flet me VV-në për presidentin

Kurti për mundësinë e takimeve me PDK-në: Ka njëfarë bojkoti, thua se jemi në vitin 2025 – unë besoj që është viti 2026
21/04/2026 - 08:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se partia që ai e drejton nuk diskuton më me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket zgjedhjes së presidentit...

Më shumëDetails

Zyrtari i lartë i Trustit tregon origjinen e 140 milionë euro të deklaruara

PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja
21/04/2026 - 08:00

Emanuel Bajra, kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës përmes një postimi ka qartësuar opinionin publik mbi deklarimin e pasurisë së tij. Bajraj ka shkruar...

Më shumëDetails

Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë
20/04/2026 - 22:47

Muhamet Gashi, i kërkuar për afër 4 vjet për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan është arrestuar më 16 prill 2026. Por, gjatë kohës sa ai ishte në kërkim,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    226 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 57
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    608 Shpërndaje
    Shpërndaje 243 Tweet 152

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë