Deputeti i VV-së, Hysen Durmishi, thotë se ndjehet i turpëruar nga deklarata e kolegut të tij Fatos Geci, i cili uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi në seancën e ftuar për energjinë elektrike.
Durmishi thotë se “UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë”.
Reagimi i tij i plotë:
Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci!
Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare!
UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë!
Deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, sot në Kuvend tha:
“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Mureselit dhe ju që shpresoni që një ditë lideri juaj suprem do të lirohet, do të përcjellë i njëjti fat”, tha Geci.
Ndërsa, i nërhyri kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, duke i thënë “ndërlidhu në çështjen që është thirrë kjo seancë”.
“Po edhe po të lirohet nuk ka kurfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, vazhdoi deputeti Geci.














