Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj iranianëve që, sipas tyre, pengojnë lirinë e lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit.
“Sot kemi arritur marrëveshjen politike për të zgjeruar sanksionet që kanë cak përgjegjësit që shkelin lirinë e lëvizjes”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas takimit të së martës në Luksemburg.
Kallas ka theksuar se liria e lëvizjes nëpër ngushticë është “e panegociushme”, duke shtuar se ndërprerjet e përditshme të qarkullimit të anijeve janë të pamatura.
“Transiti përmes ngushticës duhet të jetë mbetet pa pagesë”, ka thënë Kallas, duke iu referuar një vendimi të Iranit për vendosjen e pagesës për kalimin nëpër Hormuz.
Ajo ka shtuar se një mision evropian detar do të ishte “mënyra më e shpejtë” për të siguruar kalim të sigurt, kur paqja të arrihet.












