Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja do të zgjasë armëpushimin me Iranin, me kërkesë të Pakistanit.
Presidenti amerikan po ashtu bëri me dije se do të vazhdojë bllokadën e porteve iraniane.
“Bazuar në faktin se qeveria e Iranit është përçarë rëndë, jo në mënyrë të papritur, dhe me kërkesë të Feldmarshal Asim Munir dhe kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të shtyjmë sulmin tonë ndaj Iranit deri në kohën kur udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të mund të dalin me një propozim të unifikuar. Prandaj, unë i kam udhëzuar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe për këtë arsye do ta zgjas armëpushimin deri në kohën kur propozimi i tyre të paraqitet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë ose në një tjetër” shkroi Trump në rrjetin social “Truth”.












