Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

22/04/2026 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt misionit ndërkombëtar në Gaza nuk do të varet drejtpërdrejt nga institucionet e Kosovës, por nga vendimmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga gjenerali i Forcës Stabilizuese që do të jetë amerikan dhe pritet ta udhëheq operacionin.

Gjenerali amerikan pritet të përcaktojë kohën e nisjes, mënyrën e angazhimit dhe kohëzgjatjen e misionit, në përputhje me planifikimet operative në terren.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Sipas tij, mbështetja logjistike për këtë mision pritet të sigurohet nga SHBA-ja, pasi kapacitetet për transport dhe organizim mbeten të kufizuara për një operacion të tillë ndërkombëtar.

“Në përgjithësi mendoj se FSK është përgatitur me standard të NATO-s, partneri ynë strategjik është ShBA, në veçanti sigurisht që ShBA e ka komandën në Gaza, dhe sigurisht një trajtim, ia kushtojnë kësaj. Edhe ato e përcjellin këtë operacion. Edhe pse janë forca ndërkombëtare atje, edhe mund të ballafaqohet edhe me raste ekstreme. Do të thotë, në përgjithësi, forcat tona janë të përgatitura”. 

Kastrati deklaroi se angazhimi do të ndikojë pozitivisht edhe në planin politik dhe diplomatik, pasi Kosova po kalon nga një përfituese e sigurisë në një kontribuuese aktive, duke kthyer mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Dhe sigurisht që do ta bëjnë edhe Kosovën krenare me këtë operacion, pra përfiton shumë në aspektin ushtarak sepse merr përvojë shumë të madhe, por edhe në aspektin politik dhe diplomatik do të përfitojë, sepse kemi qenë konsumues të sigurisë dhe po e kthejmë investimin e partnerëve tanë, tash ne jemi të gatshëm që të japim kontribut”, tha Kastrati për Klankosova.

Sipas tij, FSK është e përgatitur sipas standardeve të NATO-s dhe pritet të kontribuojë kryesisht në fusha si deminimi dhe angazhimi i oficerëve shtaborë.

“Atje do të shkojë deminimi dhe ndonjë oficer tjetër shtabor. FSK është lider në deminim, atje shumë bomba e raketa janë të shpërndara dhe mendoj se pasi FSK është lidere në këtë fushë, FSK do të marrë ftesë nga gjenerali amerikan atje. Mendoj që ka mundësi që të ofrojë oficerë shtaborë që kanë kryer specializime në krejt shtetet e NATO-s, por edhe policia ushtarake është e aftë. Kjo do të jetë ballë.

“Nuk varet prej Kosovës kur janë me u nis, varet nga gjenerali amerikan atje, ai do të ftojë forcat dhe sigurisht se kur do të duhet të zbarkojë aty. Kjo varet nga Amerika sepse do të jemi në mbështetje logjistike të amerikanëve, sepse ne nuk kemi mundësi t’i bartim gjithë këta njerëz e mjete që janë të nevojshme për këtë operacion. Amerika do të ofrojë mbështetje logjistike. Kjo varet nga planifikimet atje. Edhe për kohëzgjatjen varet se sa do të kërkojë gjenerali amerikan”, vijoi ai.

Operacion i përbashkët i ekspertëve amerikanë dhe të FSK-së për demolimin e mjeteve të pashpërthyera

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj, deklaroi se sfidat kryesore për pjesëtarët e FSK-së lidhen me ambientin e paqëndrueshëm të sigurisë.

 “FSK-ja ka arritur standarde të mira profesionale dhe ndërveprueshmëri me aleatët, por misione të tilla mbeten sfiduese dhe kërkojnë përgatitje të vazhdueshme, disiplinë të lartë dhe përvojë operacionale në terrene komplekse. Sfidat kryesore lidhen me ambientin e paqëndrueshëm të sigurisë, kërcënimet e vazhdueshme në terren urban, kompleksitetin humanitar dhe nevojën për koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, tha Gecaj për Klankosova.tv

Ai njëherësh e vlerëson këtë vendim si një hap të rëndësishëm strategjik për vendin.

“Është një vendim i rëndësishëm strategjik që afirmon rolin e Kosovës si kontribuese në sigurinë ndërkombëtare. Njëkohësisht, kërkon kujdes të shtuar për shkak të ndjeshmërisë dhe rrezikshmërisë së lartë të situatës në terren”, përfundoi ai.

Kuvendi i Kosovës më 17 prill ia dha dritën e gjelbër vendimit të Qeverisë për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,.

Vendimi kaloi me 89 vota pro dhe pa asnjë kundër apo abstenim, kësisoj duke i hapur rrugë realizimit të misionit ndërkombëtar.

JU REKOMANDOJMË

NATO: Do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur Turqinë

NATO: Do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur Turqinë
22/04/2026 - 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është zotuar se aleanca do të “bëjë gjithçka që duhet” për të mbrojtur Turqinë, e cila sipas tij u shënjestrua nga raketat iraniane muajin e...

Më shumëDetails

“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Ganimete Musliut

“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Ganimete Musliut
22/04/2026 - 13:27

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, përdori gjuhë denigruese ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, përgjatë seancës për energjinë elektrike. Teksa kritikohej për deklaratën që...

Më shumëDetails

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
22/04/2026 - 13:15

Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Vjosa Osmanit, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje mosmirënjohëse ndaj ish-presidentes pas vendimit për të mos e kandiduar...

Më shumëDetails

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile, por ne mbetemi vigjilentë

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile, por ne mbetemi vigjilentë
22/04/2026 - 13:14

Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash thekson se situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile. Ai tha se në mandatin e tij të parë në krye...

Më shumëDetails

Tahiri i kundërpërgjigjet Kurtit: Proceset serioze nuk kryhen me WhatsApp, refuzoi të dërgojë edhe letër zyrtare

Arian Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë të zakonshme
22/04/2026 - 13:09

Kryeministri Albin Kurti, i cili më herët kërkonte emra nga opozita për president, tani është reduktuar vetëm në emrin e kandidatit të tij, Glauk Konjufcës. “Pas aktgjykimit u...

Më shumëDetails

Haziri për Kurtin: Po e çon qëllimisht vendin drejt zgjedhjeve të reja, e ka ndryshuar vetëm formën dhe metodën

Haziri për Kurtin: Po e çon qëllimisht vendin drejt zgjedhjeve të reja, e ka ndryshuar vetëm formën dhe metodën
22/04/2026 - 13:03

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Sipas Hazirit, vendi rrezikon të shkojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Eronita shuan kureshtjen, kaq vjet diferencë ka me Bleron

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Trimat e tastierës”, Haradinaj: Prej Merdares e deri në Prishtinë duke qajtë i biri i qenit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kurti iu çon fjalë Hamzës e Abdixhikut që të pyesin në Europë për ofertën që ua bëri , përmend Merzin, Tuskun…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “A ma ndreq edhe mu?” – Si ia mori gazetari Duriqi passwordin e e-mailit Nazim Bllacës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë