Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi kritikon opozitën: Konstruktiviteti po lexohet si garë për pushtet, jo përgjegjësi

22/04/2026 - 18:26
në Lajme
A A
Krasniqi kritika partive: Si lejojnë individë që akuzojnë UÇK-në të mbajnë ligjërata patriotike?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka kritikuar qasjen e opozitës ndaj zhvillimeve politike në vend, duke thënë se ajo po tregohet gabimisht “konstruktive” në një moment të papërshtatshëm.

Përmes një postimi publik, Krasniqi vlerëson se opozita po humb kohë duke u përpjekur të dëshmojë se kush mban fajin për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Opozita gabimisht po tregohet ‘konstruktive’, dhe po investon kohë për të dëshmuar se ‘kush e ka fajin’ për shkaktim të zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk përkthehet në përfitim elektoral për partitë opozitare.

“Konstruktiviteti në opozitë nuk shpërblehet me mbështetje elektorale. Po të vlente kjo logjikë, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i kishte fituar asnjëherë zgjedhjet”, theksoi Krasniqi.

Ai shton se kjo sjellje po perceptohet ndryshe nga publiku.

“Ky ‘konstruktivitet’ sot po lexohet më shumë si ngarendje për pushtet sesa si përgjegjësi shtetërore”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka ngritur edhe çështjen e kundërthënieve mes deklarimeve dhe veprimeve të opozitës, sidomos në raport me qëndrimet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet parti me prirje autoritare, atëherë zgjedhjet janë mekanizmi demokratik që e frenon dhe e sfidon atë”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se fokusi nuk duhet të jetë te fajësimi, por te qëllimi politik.

“Në fund, pak rëndësi ka kush e bart fajin. Me rëndësi është kauza për të cilën shkohet në zgjedhje!”, shtoi Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Ofertat “gjeneroze” të Kurtit, Bajrami e akuzon se s’ka qenë serioz në ofertat për presidentin

Ofertat “gjeneroze” të Kurtit, Bajrami e akuzon se s’ka qenë serioz në ofertat për presidentin
22/04/2026 - 21:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ofertat që ai i ka cilësuar si “gjeneroze” për opozitën. Sipas Bajramit, qëndrimet e...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër

E dhimbshme: Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
22/04/2026 - 21:16

Një kosovar humbi jetën tragjikisht sot në Zvicër pas një aksidenti. Bëhet fjalë për Lekë (Pashk) Dodaj, familja e së cilit është nga fshati Krushevë e Madhe e...

Më shumëDetails

Faton Klinaku: Ai që ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari

Aktakuzë ndaj Faton Klinakut për shkak të deklaratës së tij për Kurtin
22/04/2026 - 21:15

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Me...

Më shumëDetails

Vjedhja e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Motra “fik” vëllain, ia merr 180 mijë dollarë

Policia jep detaje për produktet medicinale që u gjetën në një objekt në Mitrovicën e Veriut
22/04/2026 - 20:43

Mërgimtari nga Amerika, gjithçka që kurseu nga puna atje, i solli në vendlindje. Për siguri, paratë i mbylli në kasafortë të shtëpisë në Pejë dhe ia la çelësin...

Më shumëDetails

Gjuha seksiste e Fatos Gecit ndaj Vlora Çitakut, Deliu: Ajo i ka kaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet

Gjuha seksiste e Fatos Gecit ndaj Vlora Çitakut, Deliu: Ajo i ka kaluar prej kohësh paragjykimet dhe stereotipet
22/04/2026 - 20:23

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas gjuhës seksiste të deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci ndaj Vlora Çitakut. Deliu...

Më shumëDetails

Konjufca nga Forumi Ekonomik në Greqi i kërkon BE’së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit

Konjufca nga Forumi Ekonomik në Greqi i kërkon BE’së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit
22/04/2026 - 19:44

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian: Drejt integrimit të plotë” në Forumin Ekonomik të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 te arrestuarve për bixhoz në Mitrovicë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Trimat e tastierës”, Haradinaj: Prej Merdares e deri në Prishtinë duke qajtë i biri i qenit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë