Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës

23/04/2026 - 10:01
në Kryesore, Lajme
A A
Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas shtimit të rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

Aksioni i gjerë i Ministrisë së Punës, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës, po vazhdon me ritëm të shtuar në sektorin e ndërtimtarisë, pas rritjes së rasteve të aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës.

Vetëm gjatë 48 orëve të para të raportimit, rezultatet e publikuara tregojnë për një gjendje shqetësuese në shumë punishte ndërtimore në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, janë inspektuar gjithsej 110 vendpunishte, ndërsa në 50 prej tyre është marrë vendim për ndalim të menjëhershëm të punimeve për shkak të shkeljeve të konstatuara në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 33 vërejtje ndaj subjekteve të ndryshme.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se aksioni po fokusohet në sektorët me rrezikshmëri të lartë, ndërsa në këtë fazë vëmendja kryesore është përqendruar te ndërtimtaria, sektor i cili konsiderohet ndër më problematikët sa i përket kushteve të punës dhe numrit të aksidenteve fatale.

Në raportin e fundit thuhet se vetëm në ditën e gjashtë të aksionit janë realizuar 41 inspektime të reja, të gjitha në sektorin e ndërtimtarisë. Nga këto kontrolle, 16 raste kanë përfunduar me vendim për ndalim të punimeve.

Sipas ndarjes rajonale, dy ndalime janë shqiptuar në Pejë, 11 në Prizren dhe tri në Prishtinë.

Në të njëjtën ditë, inspektorët kanë shqiptuar edhe 13 vërejtje ndaj kompanive ku janë gjetur parregullsi që kërkojnë përmirësim të menjëhershëm, ndërsa në 13 raste të tjera nuk është konstatuar nevoja për ndonjë masë ndëshkuese.

Ndërkohë, në tetë raste është lejuar vazhdimi i punimeve, pasi kushtet janë vlerësuar të pranueshme, ndërsa në 12 raste subjektet kanë eliminuar parregullsitë e evidentuara gjatë kontrollit dhe kanë përmirësuar kushtet e sigurisë.

Inspektorati ka sqaruar se kolona ku figuron numri i ndalimeve të punimeve nënkupton automatikisht edhe numrin e kërkesave për kundërvajtje që do të procedohen ndaj kompanive përkatëse.

Në njoftim bëhet e ditur se në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve do të procedohen automatikisht në Gjykata për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara gjatë inspektimeve.

Po ashtu, është paralajmëruar edhe faza e riinspektimeve, e cila do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët përgjegjës.

“Procesi i Riinspektimeve do të kryhet në ditët në vijim të aksionit sipas afateve kohore të përcaktuara nga Inspektorët për eliminim të parregullësive. Eleminim të parregullësive nënkupton procesin kur subjekti inspektuar ka ndërmarrë veprime në përmirësim të gjendjes së Sshp-së.”, thuhet në njoftim.

Sipas sqarimit të Inspektoratit, eliminimi i parregullsive nënkupton rastet kur subjekti i inspektuar ka ndërmarrë veprime konkrete për përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sa i përket shpërndarjes së inspektimeve në komunat kryesore të vendit, raporti tregon se në Prishtinë janë inspektuar 12 vendpunishte, në Fushë Kosovë 10, në Ferizaj 13, në Gjilan 12, në Mitrovicë 13, në Lipjan 12, në Podujevë 11, në Drenas 11 dhe në Gjakovë 16.

Për gjendjen në këtë sektor ka reaguar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili ka vlerësuar se mungesa e vigjilencës dhe pakujdesia e pronarëve të kompanive ndërtimore mbeten ndër arsyet kryesore të vdekjeve në vendin e punës.

Sipas tij, problemet nuk lidhen vetëm me mungesën e kushteve teknike, por edhe me dënimet e buta që shqiptohen ndaj kompanive që shkelin rregullat e sigurisë.

Azemi ka deklaruar se edhe dënimet nga gjykatat dhe nga inspektorët janë shumë të lehta dhe nuk krijojnë efekt parandalues.

Ai ka theksuar se kur një punëtor humb jetën në vendin e punës, shpeshherë pronari apo menaxheri i kompanisë ndalohet vetëm për 48 orë dhe më pas lirohet, gjë që sipas tij nuk përkon me seriozitetin e pasojave.

“Edhe dënimet e gjykatave edhe të inspektorëve janë aq të buta sa që s’mund të marrësh me mend. Kur e shohim që një punëtor vdes në vendin e punës, një pronar ose menaxher i kompanisë mund të mbahet për 48 orë në stacionin e policisë dhe pastaj është i lirë. Mendoj që Inspektorati Qendror i Punës duhet të pajiset më shume me inspektorë të punës, inspektorë që dinë të zbatojnë Ligjin mbi Sigurinë dhe Shëndetin në rend të parë. Në rend të dytë, të jenë më vigjilent dhe rastet që i shohin se janë me rrezikshmëri duhet t’i mbyllin deri në një kohë të caktuar”, theksoi Azemi.

Kreu sindikal ka kërkuar që Inspektorati Qendror i Punës të pajiset me më shumë inspektorë profesionalë, të trajnuar për zbatimin e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Po ashtu, ai ka kërkuar që rastet me rrezikshmëri të lartë të mbyllen menjëherë deri në eliminimin e plotë të rreziqeve.

Sipas Azemit, rreth 70 për qind e rasteve të vdekjeve në vendin e punës në Kosovë vijnë pikërisht nga sektori i ndërtimtarisë, ndërsa mosha mesatare e viktimave është vetëm 38 vjeç.

Sipas tij, nëse respektohet Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, shumë prej këtyre rasteve tragjike mund të shmangen dhe numri i aksidenteve do të binte ndjeshëm.

Aksioni i nisur në fillim të kësaj jave do të zgjasë gjithsej 15 ditë dhe do të shtrihet në shtatë rajone të Kosovës, me synim identifikimin e shkeljeve, përmirësimin e kushteve të punës dhe parandalimin e rasteve të reja fatale në vendpunishte.

JU REKOMANDOJMË

BE shpreh shqetësime të thella për Projektligjin ‘Lojërat XXI Mesdhetare Prishtina 2030’: Rritë cenueshmërinë ndaj korrupsionit

BE shpreh shqetësime të thella për Projektligjin ‘Lojërat XXI Mesdhetare Prishtina 2030’: Rritë cenueshmërinë ndaj korrupsionit
23/04/2026 - 11:54

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me Projektligjin ‘Lojërat XXI Mesdhetare Prishtina 2030’, i cili sot pritet të miratohet në lexim në dytë në Kuvendit....

Më shumëDetails

Kuvendi e miraton Ligjin për çmimet tavan

Kuvendi e miraton Ligjin për çmimet tavan
23/04/2026 - 11:41

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Pro...

Më shumëDetails

Ish-ambasadori Bosch për Presidentin: Për të mirën e vendit bëni kompromis, zgjedhjet s’do e përmirësojnë situatën

Ish-ambasadori Bosch për Presidentin: Për të mirën e vendit bëni kompromis, zgjedhjet s’do e përmirësojnë situatën
23/04/2026 - 11:18

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, është deklaruar lidhur me situatën politike në vend, rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se do të ishte...

Më shumëDetails

Nis procedura për ndryshimin e buxhetit, pakoja për sektorin privat pritet të zbatohet në qershor

“Jeni të paaftë e të korruptuar”, “Pse po rren” – përplasje e ashpër mes Qeverisë dhe LDK’së për shifra
23/04/2026 - 10:57

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilin ndër të tjera ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi...

Më shumëDetails

“Mos mu afro, ik ,ik”- Fatos Geci tenton t’i flas Çitakut në Kuvend, ajo e injoron

“Mos mu afro, ik ,ik”- Fatos Geci tenton t’i flas Çitakut në Kuvend, ajo e injoron
23/04/2026 - 10:48

Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Parlamentit, Vlora Çitakun. Megjithatë, Çitaku nuk e ka...

Më shumëDetails

Haxhiu e nis seancën për ofendimet e deputetit Geci, ja qëndrimi i saj i fort

Haxhiu e nis seancën për ofendimet e deputetit Geci, ja qëndrimi i saj i fort
23/04/2026 - 10:47

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në seancën plenare, ka komentuar ofendimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci për ish-krerët e UÇK’së dhe Vlora Çitakut. “Në seancën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 te arrestuarve për bixhoz në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjedhja e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Motra “fik” vëllain, ia merr 180 mijë dollarë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Elijona ia qet “flakën” Instagramit nga pushimet në Egjipt (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë