Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi.
Ambasada tha se ata dy patën një “takim konstruktiv” rreth “nisjes së një epoke të re në marrëdhëniet SHBA-Serbi”.
“Vlerësojmë rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe presim me kënaqësi një stërvitje të përbashkët të Serbisë dhe NATO-s në maj”, shkroi ambasada.











