Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tiranë, Prishtinë e Zvicër: Si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

23/04/2026 - 10:22
në Lajme
A A
Tiranë, Prishtinë e Zvicër: Si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pronarët e një agjencie udhëtimi në Luzern të Zvicrës dyshohen se kanë transferuar para droge drejt Shqipërisë. Raporte të reja tregojnë si funksiononte sistemi dhe kush qëndron pas tij, njofton portali zviceran Zentralplus.

Një rrugë e qetë në mes të Tiranës gjendet një këmbimore valutash. Ajo pothuaj nuk bie në sy. Këtu, shkruan portali zviceran Zentralplus, janë transferuar nga Zvicra para të fituara nga tregtia me drogë. Në anën tjetër të rrugës së gjatë të transferimit të parave gjendet një agjenci udhëtimi në Luzern të Zvicrës qendrore. Të përfshirët në këtë vepër dyshohet se kanë përdorur sistemin “havala”. Në këtë sistem, një person dorëzon para në një vend dhe merr një kod; me këtë kod, ai mund të tërheqë të njëjtën shumë në një vend tjetër. Paratë fizike transferohen më vonë.

Tashmë dihet si është përdorur ky sistem dhe kush qëndron pas tij. Këtë e tregojnë raporte të reja nga mediat shqiptare, të cilat mbështeten në dokumente të prokurorisë speciale dhe në biseda telefonike të përgjuara, shkruan Zentralplus.

Në qendër qëndron një burrë me nofkën “Visi”. Atij i përkiste në fakt këmbimorja e përmendur në Tiranë, edhe pse zyrtarisht ishte në emër të një të afërmi. Kjo thuhet në një dokument të prokurorisë shqiptare, e cila e ka mbyllur lokalin.

Detyra e “Visit” ishte koordinimi dhe administrimi i transfertave. Ai dyshohet se organizonte mbledhjen e parave nga rrjetet e drogës në Zvicër, transferimin në Shqipëri dhe shpërndarjen te përfituesit.

Bisedat e përgjuara tregojnë se ai fliste me persona të ndryshëm për dërgimin e parave nga Zvicra në Shqipëri dhe për shpërndarjen e tyre. Në një rast, gjatë pandemisë kur kufijtë ishin të mbyllur dhe fondet të pakta, ai thoshte: “Për momentin atje lart është mbyllur” dhe “poshtë jemi bosh”. “Atje lart” i referohej Zvicrës, “poshtë” Shqipërisë. Në biseda të tjera diskutohej për mbledhjen dhe transportin e parave.

Sapo të rifillonin fluturimet, transfertat mund të kryheshin sërish – edhe në drejtim të kundërt. Ai kishte një fond prej dy milionë frangash në Zvicër për këtë qëllim.

Transporti bëhej shpesh sipas të njëjtit model: nga Luzerni, “korrierët” i çonin paratë me avion në Prishtinë. Aty merreshin dhe dërgoheshin me makinë në Tiranë, ku mbusheshin arkat nga të cilat paguheshin përfituesit e sistemit.

Shpesh për marrjen e parave në Prishtinë ishte përgjegjës kushëriri i “Visit”, i quajtur “Nipi”. Ai u arrestua në korrik 2020 në kufi, kur iu gjetën 77 mijë franga zvicerane. “Nipi” ishte praktikisht dora e djathtë e “Visit”: kryente transporte ose koordinonte kur ai nuk mundej.

Pas arrestimit të “Nipit”, rolin kryesor e mori “Papi”. Ai konsiderohet figurë kyçe. Sipas raportimeve, ai kishte jetuar më parë në Zvicër dhe në Shqipëri njihej si “boss” i kokainës. U arrestua në vitin 2018, por u lirua shpejt. Edhe ai dyshohet se kishte një këmbimore.

“Papi” udhëtonte rregullisht në Prishtinë për të marrë para. Kur nuk arrinte të shkonte vetë, paguante shoferë autobusësh për t’i kontrabanduar paratë. Thuhet se kështu ka transportuar të paktën 800 mijë franga.

Ai ishte aktiv edhe në Luzern, ku merrte para dhe i çonte në agjencinë e udhëtimit ose në adresa të tjera.

Një i afërm i pronarit të agjencisë së udhëtimit në Luzern ndodhej në Prishtinë, ai njihej me nofkën “Xeni”. Ai ishte një hallkë kyçe në rrjetin e shpërndarjes. Aty mbërrinin paratë nga trafiku i drogës, zakonisht me avion, dhe prej aty merreshin nga “Papi” dhe të tjerët.

Ende nuk është e qartë sa thellë janë të përfshirë operatorët kosovarë të agjencisë në këtë rrjet. Në Zvicër, në shtator 2024, u arrestuan gjashtë persona. Akuza: pronari dhe djemtë e tij dyshohet se kanë ndihmuar në transferimin e rreth shtatë milionë frangave jashtë vendit.

Që nga viti 2022, policia e kishte nën vëzhgim agjencinë. Vetëm brenda një viti u regjistruan mbi 750 vizita nga persona të dyshuar si korrierë droge.

Në bisedat e përgjuara, agjencia quhej thjesht “zyra”. Operatorët dhe “Visi” dyshohet se merrnin deri në 6 për komision për transfertat.

Raportet ofrojnë një pasqyrë më të gjerë të rrjetit të trafikut të drogës me lidhje në Shqipëri. Ende mbetet e paqartë nëse ka pasur edhe lidhje të tjera nga Luzerni drejt Shqipërisë.

Prokuroria federale zvicerane dhe ajo speciale shqiptare po hetojnë rastin. “Visi” ndodhet në paraburgim në Zvicër në pritje të gjykimit. “Papi” është në burg në Shqipëri. Autoritetet kanë sekuestruar para dhe pasuri, përfshirë këmbimore, një vilë bregdetare dhe një apartament në Tiranë. Për të gjithë të përfshirët vlen prezumimi i pafajësisë, shkruan portali zviceran Zentralplus.

JU REKOMANDOJMË

Shuarja e Rilindasit të Fundit (1936 -2024) – Biografia e studiuesit Rexhep Qosja sipas ASHAK

Shuarja e Rilindasit të Fundit (1936 -2024) – Biografia e studiuesit Rexhep Qosja sipas ASHAK
23/04/2026 - 13:10

Rexhep Qosja, i cili vdiq sot në moshën 90 vjeçare, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit intelektual shqiptar. Ai ka qenë...

Më shumëDetails

Ish-përkrahësi i VV-së, për Hashim Thaçin:“Kape, baco, shtetin. Ktheje në binarë, se jemi ka humbim drejtimin”

Ish-përkrahësi i VV-së, për Hashim Thaçin:“Kape, baco, shtetin. Ktheje në binarë, se jemi ka humbim drejtimin”
23/04/2026 - 12:57

Ish-përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani, ka reaguar me tone kritike ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke i bërë thirrje institucioneve për reflektim dhe veprim konkret....

Më shumëDetails

Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen

Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
23/04/2026 - 12:53

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën që ka nisur paradite, kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademik Rexhep Qosjes, që vdiq këtë të enjte. Njofimin...

Më shumëDetails

Heshtje totale nga Gërvalla për deklaratën skandaloze të Gecit

Heshtje totale nga Gërvalla për deklaratën skandaloze të Gecit
23/04/2026 - 12:39

Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, njëherësh ministre e Drejtësisë, nuk ka reaguar akoma lidhur me deklaratën skandaloze të deputetit të partisë së saj, Fatos Gecit, pjesë e Grupit...

Më shumëDetails

Vdes Rexhep Qosja, nipi i tij e jep lajmin: U varros në praninë e anëtarëve të familjes së ngushtë

Vdes Rexhep Qosja, nipi i tij e jep lajmin: U varros në praninë e anëtarëve të familjes së ngushtë
23/04/2026 - 12:31

Sot, është ndarë nga jeta akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij, e cila njoftoi se varrimi është kryer në një ceremoni të...

Më shumëDetails

Analisti serb: Kurti e uli nivelin e përfaqësimit me emërimin e Agron Bajramit kryenegociator, Serbia veçse e kishte bërë

Analisti serb: Kurti e uli nivelin e përfaqësimit me emërimin e Agron Bajramit kryenegociator, Serbia veçse e kishte bërë
23/04/2026 - 12:22

Analisti politik, Dragisa Mijacic, i cili merret edhe me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se kryeministri Albin Kurti me emërimin e Agron...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 te arrestuarve për bixhoz në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vjedhja e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Motra “fik” vëllain, ia merr 180 mijë dollarë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë