Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut nga kujtimet e gruas së tij

23/04/2026 - 13:45
në Kryesore, Lajme
A A
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut nga kujtimet e gruas së tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E veja e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë kur Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit nga një grup i armatosur serbësh më 2023, rrëfen për Radion Evropa e Lirë kujtimet për jetën e tij. Lumnije Bunjaku thotë se po e pret me ankth vendimin gjyqësor që do të shpallet më 24 prill ndaj të akuzuarve për sulmin në Banjskë, ku vdiq bashkëshorti i saj, i shpallur Hero i Kosovës.

Trim dhe patriot.

Këto janë dy fjalët e vetme që Lumnije Bunjaku thotë se e përshkruajnë më së miri burrin e saj, policin Afrim Bunjaku, i cili u shpall Hero i Kosovës pasi u vra në detyrë kur një grup i armatosur serbësh e sulmuan atë dhe kolegët e tij, në vitin 2023.

“Nganjëherë them: Vetëm një herë po të më kishte hidhëruar, do t’ia kisha kujtuar”, shprehet Lumnija, teksa sheh fotografinë e tij të madhe me shirit të zi, që zë vendin kryesor në dhomën e ndejës në shtëpinë e familjes.

Ajo thotë se kishte frikë nga rreziqet e profesionit të cilin burri i saj e synonte, që nga koha kur u martuan, 30 vjet më parë.

Por, siç kujton Lumnija, ishte një pasion që nuk kishte si të mos e përkrahte.

“E ka dashur këtë profesion gjithmonë. Thonë se edhe si fëmijë, kur e kanë pyetur në shkollë se çfarë dëshironte të bëhej, ai thoshte: ‘Dua të bëhem polic’”, kujton ajo për Radion Evropa e Lirë (REL).

Kjo dëshirë, Afrim Bunjakut iu plotësua në vitin 2001, kur nisi punën si polic i Kosovës.

Gjatë gjithë jetës së tyre të përbashkët, çifti Bunjaku, së bashku me prindërit e Afrimit, dhe katër fëmijët e tyre, jetuan në Samadrexhë të Vushtrrisë.

Fshati ndodhet rreth gjysmë ore larg nga zona e veriut të Kosovës, ku tensionet ndëretnike ishin të vazhdueshme që nga përfundimi i luftës së vitit 1999.

Kjo zonë, e banuar me shumicë serbe, në vazhdimësi ka kundërshtuar njohjen e autoriteteve të Kosovës, ndërsa tensionet atje kulmuan më 24 shtator të vitit 2023, me një sulm të armatosur ndaj Policisë në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Bunjaku.

Sipas autoriteteve të Kosovës, me këtë sulm u tentua të aneksohej pjesa e veriut të vendit.

“Sa herë që ndodhte diçka andej [në veri], sikur ma ndiente zemra, thosha se do ta dërgojnë Afrimin atje. Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm, s’ka përtuar asnjëherë të shkojë”, tregon Lumnija për REL-in.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreshteri Bunjaku ishte në patrullën e parë reaguese të Policisë, në fshatin Banjskë.

Në gjithë përleshjen mes sulmuesve dhe policëve, që zgjati disa orë, atë ditë po ashtu u plagosën katër policë të tjerë. Tre nga sulmuesit u vranë.

Trimëria dhe përkushtimi i Bunjakut në punë, ndonëse e bëjnë krenare, për Lumnijen ishin shpesh edhe burim i ankthit.

“Ai kurrë në jetë nuk është frikësuar. Më besoni, kur ai shkonte [në veri], mua ma ndiente zemra se ai do të shkonte [dhe do të reagonte] i pari. I thosha: Afrim, pashë Zotin, kur të ndodh diçka, mos vrapo ti i pari [të reagosh]”, rrëfen 52-vjeçarja.

“Nëse e kanë vrarë Afrimin, më vrisni edhe mua”

Para sulmit në Banjskë, siç kujton Lumnija, burri i saj kishte disa muaj që shërbente në zonën e veriut.

Ajo thotë se kishte filluar të mësohej me këtë rutinë, dhe se ankthi i përditshëm po i zbehej.

Por, kjo ndryshoi natën e 24 shtatorit, ndonëse nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte në veri.

“…Nuk më mori gjumi deri rreth orës 3. Më pastaj, më kishte marrë gjumi i thellë. U mbush oborri me policë, mjekë. Trokitnin në derë. Dola poshtë”, kujton ajo Lumnija për REL-in.

“Iu thashë: Nëse e kanë vrarë Afrimin, më vrisni edhe mua”, shprehet ajo, me zërin që i dridhet, teksa luhat shikimin nëpër dollapin e mbushur me fotografi, mirënjohje e kujtime nga jeta e burrit të saj.

Vdekjen e burrit, Lumnija thotë se e pati shumë vështirë ta pranonte.

Ajo kujton si në mjegull kur, disa ditë më vonë nga ngjarja, bashkëshorti i saj u shpall Hero i Kosovës.

“Në ato ditët e para, të them të drejtën, as nuk kam ditur çfarë është heroi… Pas një kohe, sigurisht kemi pasur vizitorë të shumtë, na kanë dhënë edhe shpresa. Normalisht që na lehtësohej dhimbja. Por, në atë fillim…. Nuk e di”, shpjegon Lumnija.

Me kalimin e kohës, e veja e rreshterit Bunjaku thotë se filloi të gjente më shumë forcë, së bashku me fëmijët, që mërzinë ta zëvendësonin me kujtimet e mira të tij.

“Tash, vetëm një grimë, kemi filluar të adaptohemi [me realitetin]. Thonë se koha shëron plagët, por vështirë ka qenë shumë”, tregon ajo.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 individëve për rastin Banjska.

Ndaj tre prej tyre, të cilët ndodhen në paraburgim, Gjykata Themelore në Prishtinë do ta shpallë aktgjykimin në pasditen e së premtes, ndërsa të tjerët, që ndodhen në arrati, ka refuzuar t’i gjykojë në mungesë.

Për tre të pandehurit, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq dhe Dushan Maksimoviqit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.

“Edhe ne kërkojmë burgim të përjetshëm. Edhe pse ai [Afrimi] nuk ngjallet, por mund të jetë njëfarë lehtësimi”, thotë Lumnija.

“Hero edhe në shtëpi”

Në kohët e pakta që i kishte të lira, Afrimi, sipas Lumnijes, ishte shumë i angazhuar në shtëpi dhe në bujqësi.

“Ka pasur qejf të punonte tokat. Kohët e fundit i mbante disa pula. Deri tani i kam pasur ato pula… Nuk më janë dashur. Por, pasi i la ai [si kujtim], nuk mund t’i largoja. E ka pasur si hobi”, thotë ajo.

Për dallim nga puna në terren e burrit të saj, Lumnija ia kushtoi kohën kujdesit ndaj fëmijëve dhe shtëpisë.

Me bashkëshortin thotë se i përballuan vështirësitë e mëdha të jetës, siç ishte vdekja e djalit të tyre të parë, në një aksident në vitin 2012.

Imazhin e bashkëshortit, Lumnija thotë se tani e sheh çdo ditë tek tre fëmijët e tjerë: një vajzë dhe dy djem. Djali i saj më i vogël është 13 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë në të 20-tat.

E veja e rreshterit Bunjaku thotë se me Afrimin kishin plane për pleqëri, që nuk dilnin përtej shtëpisë së tyre modeste në fshat.

“Ai mbillte pemë dhe thoshte që ndoshta djemtë nuk do rrinë këtu [në fshat], por ku të vijnë nipat e mbesat [do t’i shijojnë]”.

Në sytë e Lumnijes, përkushtimi i Afrimit, si bashkëshort e baba, e kishin bërë hero shumë para se të shpallej i tillë nga shteti.

“Tani na njeh krejt Kosova, por Afrimin e kanë njohur për të mirë edhe pa ndodhur ky rast. Kur e ke pyetur dikë për të, të gjithë e kanë njohur për mirë”, thotë ajo.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë autoriteti kryesor që mban rendin në veri të vendit.

Ushtria e shtetit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk ka të drejtë të shkojë në atë zonë, sipas një marrëveshje që daton nga viti 2013, në mes të Qeverisë dhe forcave paqeruajtëse të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) – KFOR.

Në veri të Kosovës, përveç Bunjakut, në një aksion të Policisë, më 2011, u vra edhe polici Enver Zymeri. Edhe ai ishte nga zona e Vushtrrisë.

JU REKOMANDOJMË

“E vërteta për mua është ajo që është në librat e mi”, çfarë thoshte Qosja për ata që e kritikonin

Njoftimi i familjes së Qosjes: Me dëshirë të tij s’do të ketë pritje për ngushëllime, s’marrim pjesë në organizime institucionale
23/04/2026 - 16:38

Akademiku Rexhep Qosja vdiq sot në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Vepra e tij u nderua sot nga krerë shteti e personalitete të botës akademike. Por në...

Më shumëDetails

Musliu: Ka filluar numërimi prapa – të martën, ky pushtet dhe ky regjim merr fund

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
23/04/2026 - 16:20

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur për ligjin për shtetësinë, pas miratimit të tij në Kuvend duke thënë se VV-ja në bashkëpunim me Listën...

Më shumëDetails

Ambasadori Bajrami e falendëron Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegociatorit: Do ta kryej me përgjegjësi

Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialogun me Serbinë
23/04/2026 - 16:10

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas emërimit të tij si shef i ekipit Negocaitor të Kosovës për Dialogun me Serbinë. Bajrami ka falendëruar kryeministrin...

Më shumëDetails

Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet

Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet
23/04/2026 - 15:38

Pas një rrugëtimi të gjatë politik prej vitit 2007 deri më 2026, Yll Bogaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës...

Më shumëDetails

Kraja: Dikush në AShAK duhet ta pastrojë ndërgjegjen pse ia mbylli derën Qosjes

Shqipëria dhe Kosova u bënë nga Albanologjia
23/04/2026 - 15:29

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka thënë se dikush në Akademi ka punë ta pastrojë ndërgjegjën e tij, për sjelljen në raport...

Më shumëDetails

Çitaku: Kurti shkëlqen veç në dy fusha – në prodhimin e krizave e në propagandë, PDK s’i nënshtrohet

Çitaku: 1400 biznese po shkyçen, situata është alarmante – qytetarët tash po përballen me rrezikun e papunësisë masive
23/04/2026 - 14:54

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se përgjegjësi i vetëm për situatën që po çon Kosovën drejt zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje. Sipas saj, kryeministri Albin Kurti kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vjedhja e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Motra “fik” vëllain, ia merr 180 mijë dollarë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Elijona ia qet “flakën” Instagramit nga pushimet në Egjipt (Foto)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “E tha me zë atë e do Vetëvendosje” – Kajtazi për deklaratën e Gecit, kritikon edhe komandantët e UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë