Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Goditja e rrjetit të kokainës në Prizren – mbi 30 mijë euro drogë, armë dhe pajisje për paketim, dy vëllezër në pranga

23/04/2026 - 21:35
në Lajme
A A
Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në Prizren, ku pas një hetimi disa mujor janë arrestuar dy persona të dyshuar për shpërndarje të narkotikëve, mëson Sinjali.

Aksioni është realizuar më 22 prill 2026, rreth orës 18:05, nga njësitë e DHTN-së në Prizren, me urdhër të Gjykatës Themelore, ku janë bastisur një shtëpi dhe dy lokale që dyshohet se përdoreshin për paketimin dhe shpërndarjen e kokainës në qytet dhe më gjerë.

Të arrestuar janë Ensar Gjemollari, rreth 27-vjeçar dhe Ermal Gjemollari, rreth 26-vjeçar, të cilët sipas hetimeve dyshohet se drejtonin aktivitetin e shitjes dhe shpërndarjes së narkotikëve.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, e ndarë në disa paketime, përfshirë një sasi të madhe prej mbi 300 gramësh, si dhe një kavanoz me mbi 115 gramë kokainë.

Përveç narkotikëve, janë gjetur dhe sekuestruar edhe peshore digjitale, foli për paketim, mjete prerëse, telefona mobilë, para në euro, si dhe dy armë zjarri – një pistoletë Zoraki dhe një tjetër e çmontuar.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në kuadër të aktivitetit të tyre.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, vlera e substancës narkotike në tregun e zi vlerësohet rreth 30 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real
23/04/2026 - 23:53

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj 13 të akuzuarve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandë me mallra, shmangie tatimi dhe shpëlarje parash,...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit/ Molliqaj “krah” Kurtit e kundër opozitës

Raportimet se Sveçla e Peci kanë marrë veturat e Burdushit, Molliqaj: Kush i vozit, është i sërës së dytë
23/04/2026 - 22:58

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka kritikuar partitë opozitare për qasjen në negociatat për çështjen e presidentit. Ai ka thënë se opozita i ka dhënë...

Më shumëDetails

Ngjarja e rëndë në Gjakovë: 29 vjeçari që vdiq në vendin e punës kishte qenë edhe futbollist

Ngjarja e rëndë në Gjakovë: 29 vjeçari që vdiq në vendin e punës kishte qenë edhe futbollist
23/04/2026 - 22:41

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjakovë. Në një objekt në një ndërtim e sipër në rrugën “Pjetër Bogdani”, një 29 vjeçar vdiq në vendin e punës...

Më shumëDetails

Osmani VS Kurti-Kajtazi: Gara në zgjedhjet e ardhshme do jetë mes këtyre dyve

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
23/04/2026 - 22:30

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se gara për zgjedhjet e ardhshme do të jetë mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti....

Më shumëDetails

Policia e Kosovës arreston një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet gruaja S.M. 51 vjeçare! I kërkoi 7000€ ish-dashnorit, përndryshe do t’i tregonte gruas së tij për lidhjen që kishin
23/04/2026 - 22:14

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. Zyrtarët policorë,...

Më shumëDetails

Olluri: PDK dhe LDK, pas 4 marsit s’do të duhej të takoheshin me Kurtin, sepse ai po i përdor ato takime për fushatën e re zgjedhore

Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë
23/04/2026 - 22:05

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7 se Albin Kurti ka bindje të rrezikshme autoritare. Ai tha se asnjë figurë e rëndësishme ndërkombëtare nuk shkoi t’ia...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    A do të marrë pjesë AAK në seancë për presidentin? Tahiri jep përgjigjen befasuese

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis procedura për ndryshimin e buxhetit, ja në cilin muaj pritet të zbatohet pakoja për sektorin privat

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Tragjedi: 19-vjeçari humb jetën pasi goditet nga pllaka betoni në vendin e punës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditje e rëndë për AAK-në, dorëhiqet anëtari i kësaj partie pas 19 vitesh aktivitet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë