Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjakovë.
Në një objekt në një ndërtim e sipër në rrugën “Pjetër Bogdani”, një 29 vjeçar vdiq në vendin e punës si pasojë e rrëzimit nga një lartësi.
Bëhet fjalë për Lendrit Fetahajn, i cili kishte qenë edhe futbollist i klubit Gjakova.
Klubi përmes një reagimi i shprehu ngushëllime familjes duke thënë se me dhimbje e morën lajmin për vdekjen e lojtarit të tyre.
Tragjedi në Gjakovë, një person humb jetën në vendin e punës














