Ish-presidentja Vjosa Osmani, në ditën kur u shpall vendimi dënues ndaj tre serbëve për sulmin terrorist në Banjskë, vizitoi familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në këtë sulm.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se rreshteri Bunjaku ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin e Kosovës.
“Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”.
“Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë”.
“Lavdi e përjetshme”, shkroi Osmani.













