Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit të dhënë sonte përmes një video.
Ajo ka thënë se Albin Kurti e paska pranuar publikisht obsesionin për pushtet absolut dhe ëndrrën për t’i pasur 80 deputetë që ta kthejë Republikën në pronë private, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Kjo është Vetëvendosja: shantazh me kosto buxhetore për të ushqyer apetitet e një “Sulltani të numrave” që dështimin e tij politik tenton ta fshehë pas monologëve në Facebook!” – shkruan Krasniqi.
Postimi i saj:
Albin Kurti e paska pranuar publikisht obsesionin për pushtet absolut dhe ëndrrën për t’i pasur 80 deputetë që ta kthejë Republikën në pronë private.
Është qesharake se si në monologun e tij foli për emra e subjekte që as nuk janë në Kuvend, e megjithatë e harroi një emër të përveçshëm.
Kjo është Vetëvendosja: shantazh me kosto buxhetore për të ushqyer apetitet e një “Sulltani të numrave” që dështimin e tij politik tenton ta fshehë pas monologëve në Facebook!













