Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar kreut të VV-së, Albin Kurti, edhe përmes një postimi në “Facebook”.
Abdixhiku ka thënë se ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu drejtuar, meqë po komunikohet në distancë.
Kryetari i LDK-së i ka thënë Kurtit se, nëse i garanton 66 votat e tij, LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.
Këtë pjesë të reagimit të Abdixhikut e ka ripostuar në llogarinë e saj në “Facebook” Egnesa Vitia, e cila për gjatë 5 viteve mandat ishte këshilltarja politike e Vjosa Osmanit. Por edhe tani, kur Osmani është duke zhvilluar takime me qytetarë në vende të ndryshme të Kosovës, Vitia është parë gjithmonë pranë saj.
Mbase ky qëndrimi i LDK-së mund të jetë qëndrimi edhe i Osmanit.















