Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpërthen edhe një skandal i “Riga Pharm”: Disa barnatore kapen pa farmacist, rrezikohet jeta e qytetarëve

27/04/2026 - 10:15
në Lajme
A A
Shpërthen edhe një skandal i “Riga Pharm”: Disa barnatore kapen pa farmacist, rrezikohet jeta e qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas publikimit të një skandali me mashtrime të çmimeve në barnatore nga “Riga Pharm”, ka shpërthyer edhe një skandal tjetër i kësaj kompanie.

U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

Disa njësi të rrjetit të barnatoreve “Riga Pharm” në Kosovë të cilat sipas të dhënave publike zyrtare janë në pronësi të Arta Zeqirit, dyshohet se kanë kryer shkelje të rënda ligjore, duke operuar në kundërshtim me standardet e përcaktuara dhe duke vënë në rrezik direkt shëndetin e qytetarëve.

Sipas dokumenteve që ka siguruar portali Front Online, më 17 shtator të vitit të kaluar, Inspektorati Farmaceutik ka realizuar një inspektim në barnatoren “Riga Pharm 3” në Kllokot.

 

Dokoment 1. Raporti i Inspektimit i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren Riga Pharm 3 në Kllokot

Raporti zyrtar i inspektimit evidenton se gjatë kontrollit, farmacistja përgjegjëse, Nakishe Qamili, nuk është gjetur në vendin e punës. Në momentin e inspektimit, në barnatore ishte e pranishme vetëm teknikja e farmacisë, Anita Shallti.

Në raportin e Inspektoratit precizohet saktë se gjatë inspektimit aty nuk ishte as farmacistja, por as zëvendësuesja.

“Në kohën e inspektimit në barnatore nuk ishte prezente farmacistja përgjegjëse, as ndonjë zëvendësuese. Me këtë rast konstatohet se pala ka vepruar në kundërshtim me nenin 14, paragrafi 2 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, nenin 26, paragrafi 2 të Ligjit për Shëndetësi, si dhe nenin 6, paragrafi 3 të Udhëzimit Administrativ për qarkulluesit me pakicë të produkteve dhe pajisjeve medicinale, ku përcaktohet se barnatorja mund të funksionojë vetëm në prani të farmacistit” thuhet në raport, raporton Front Online.

Dokoment 2. Raporti i Inspektimit i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren Riga Pharm 3 në Kllokot

Ky konstatim nënvizon një shkelje serioze të legjislacionit në fuqi, duke qenë se mungesa e farmacistit përgjegjës cenon sigurinë e shpërndarjes së barnave dhe rrit rrezikun për trajtim të gabuar të pacientëve.

Në përfundim të raportit, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar respektimin strikt të ligjit nga ana e farmacistes përgjegjëse, ndërsa ndaj barnatores është shqiptuar edhe masë ndëshkuese në formë gjobe.

Dokoment 3. Procesverbali i inspektimit të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren Riga Pharm 3 në Kllokot

Ky rast ngre shqetësime serioze për nivelin e kontrollit dhe zbatimit të ligjit në sektorin farmaceutik, si dhe për sigurinë e qytetarëve që marrin shërbime në këto institucione shëndetësore.

Për këtë çështje portali Front Online i ka dërguar pyetje rrjetit të barnatoreve Riga Pharm, por as pas disa ditë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

Shkelje ligjore në barnatore: Ligji kërkon prani të detyrueshme të farmacistit gjatë gjithë orarit të punës

Legjislacioni në fuqi në Kosovë përcakton shumë qartë kushtet për funksionimin e barnatoreve, duke vendosur standarde strikte për të garantuar sigurinë e qytetarëve gjatë furnizimit me produkte medicinale.

Dokument 4. Neni 14, paragrafi 2 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale

Sipas Nenit 14 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, “Dispensimi dhe shitja me pakicë e produkteve medicinale” mund të realizohet vetëm nëse plotësohen disa kritere bazë ligjore.

Pra, në pikën 1 të këtij neni theksohet se për ushtrimin e këtij aktiviteti kërkohet:

Licencë biznesi e lëshuar nga autoriteti kompetent; Licencë profesionale e barnatores e lëshuar nga AKPPM.
Ndërsa në pikën 2 të Nenit 14 përcaktohet qartë një nga obligimet më të rëndësishme:

“Barnatorja duhet të ketë gjatë gjithë orarit të punës farmacist/farmaciste të licencuar.”

Ky detyrim ligjor është thelbësor për garantimin e shpërndarjes së sigurt të barnave dhe për parandalimin e gabimeve që mund të rrezikojnë shëndetin e pacientëve.

Sipas ligjeve në fuqi, mosrespektimi i këtij neni përbën shkelje serioze ligjore dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë gjoba apo pezullim të aktivitetit të barnatores.

Ligji i prerë: Barnat me recetë mund të jepen vetëm në prani të farmacistit të licencuar

Ligji në fuqi për sektorin farmaceutik në Kosovë përcakton qartë rregullat për shpërndarjen e barnave, duke vendosur masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik.

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Shëndetësi, barnat që përshkruhen nga mjeku apo stomatologu nuk mund të jepen në mënyrë të pakontrolluar. Dispozita ligjore është e qartë:

“Barnat e përshkruara nga mjeku ose stomatologu mund të jepen vetëm nga ose në prezencën e farmacistit të licencuar.”

Dokument 5. Neni 26, paragrafi 2 i Ligjit për Shëndetësi

Ky përcaktim ligjor nënkupton se asnjë barnatore nuk ka të drejtë të shpërndajë barna me recetë në mungesë të një farmacisti të licencuar, pasi një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e pacientëve.

Ligji kërkon staf të licencuar në barnatore: Farmacisti përgjegjës, figurë kyçe për sigurinë e barnave

Rregullimi ligjor i sektorit farmaceutik në Kosovë përcakton standarde të qarta për funksionimin e barnatoreve, duke vënë theks të veçantë në praninë e stafit profesional të licencuar.

Sipas Nenit 6 të Udhëzimit Administrativ për qarkulluesit me pakicë të produkteve medicionale, çdo barnatore obligohet të ketë një numër të mjaftueshëm të stafit profesional, i cili garanton dispensimin e barnave në përputhje me Praktikën e Mirë të Farmacisë.

Dokument 6. Neni 6 i Udhëzimit Administrativ për Qarkulluesit me Pakicë të Produkteve Medicionale

Në këtë kuadër, një rol kyç i takon farmacistit përgjegjës. Ligji përcakton se në çdo barnatore duhet të punojë të paktën një farmacist përgjegjës, i cili mban përgjegjësi të plotë.

Po ashtu, dispozita ligjore është e prerë edhe në një pikë tjetër thelbësore:

“Barnatorja mund të funksionojë vetëm në prezencë të farmacistit”, thuhet në udhëzim.

Mosrespektimi i këtyre standardeve jo vetëm që cenon cilësinë e shërbimit farmaceutik, por edhe rrit rrezikun për përdorim të gabuar të barnave nga qytetarët.

U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

Tags: Arta ZeqiriRiga Pharm

JU REKOMANDOJMË

Lekaj – Rizvanollit: Do t’ju padis për shpifje

Lekaj – Rizvanollit: Do t’ju padis për shpifje
24/08/2026 - 16:33

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila akuzoi të njëjtin se gjoja ishte ai që...

Më shumëDetails

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat

Peci dhe Pacolli nënshkruajnë marrëveshje: 3.3 milionë euro mbështetje për Mitrovicën nga Qeveria e Kosovës për Banimin Social Adekuat
24/08/2026 - 16:00

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

Sindikata e Re e KEK reagon: Siguria duhet të jetë prioritet çdo ditë
24/08/2026 - 15:37

Hetimet paraprake për rastin tragjik të vdekjes së punonjësit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, 32-vjeç, kanë zbuluar se korporata nuk i kishte pajisur me pajisje...

Më shumëDetails

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis

Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis
24/08/2026 - 15:19

Një zyrtar i Komunës së Gjakovës, e cila udhëhiqet nga kryetari Ardian Gjini, është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të rreth 80 kilogramëve kanabis. Bëhet fjalë...

Më shumëDetails

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë
24/08/2026 - 15:06

Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me Serbinë. Në këtë reagim, Aleanca ka...

Më shumëDetails

Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
24/08/2026 - 14:57

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kërvasarin e Malishevës dhe mbarë vendin. Jetlira Foniqi Bytyqi, 25 vjeçare dhe 34 javëshe shtatzënë, ka humbur jetën pasi u plagos me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë