Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

25/04/2026 - 20:48
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

Foto: Ilustrim

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kosovë zakonisht janë raportuar raste të mashtrimeve me çmime nga marketet, por duket se ky fenomen po zgjerohet edhe në sektorë të tjera. Një rast i shitjes së produktit me çmim më të lartë në arkë se sa në raft është zbuluar edhe në barnatoren “Riga Pharm” në Mitrovicë.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me të cilin “Roga Pharm” Sh.P.K. është gjobitur me 1 mijë euro, pasi që është kapur duke shitur produkte me çmim më të lartë se sa në banderolë.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga Veriu.info, thuhet se inspektimi është kryer pas një ankese të një konsumatori të bërë më 12 mars 2026, ku është vërtetuar se çmimi në banderolë ishte më i ulët se sa çmimi me të cilin është shitur produkti.

Produkti me çmim prej 14.42 euro në banderolë/raft konsumatorit iu ka shitur me çmim prej 20.81 euro në një barnatore të “Riga Pharm” në Mitrovicë, raporton Veriu.info.

“Inspektorët inspektuan Operatorin Ekonomik dhe vertetuan se çmimi nuk kishte qenë i njëjti raft/banderolë – arke për produktin me çmim ne banderolë 14.42€, e në arkë ka kaluar me çmim 20.81€. Atenzio plus 80mg -+ 12.5mg me çmim në banderolë 4.44€ e në arkë 4.44€. Tenlop H 50mg/ 12.5mg 4.55€ (pa çmim në banderolë). Si dhe në momentin e Inspektimit ky produkt Rosamib 20mg / 10mg ishte me çmim në banderolë 14.42€, e në arkë kaloi me çmim 20.81€. (ashtu siç e ka dërguar ankesën konsumatori). Ky produkt nuk ishte në përputhje me çmimin në raft/banderolë – Arke (me çmimin në kuponin fiskal)”, thuhet në vendimin e inspektorëve të IQMT-së së Ministrisë së Tregtisë.

Në vendimin e IQMT-së thuhet që nëse gjoba prej 1 mijë euro paguhet brenda 15 ditësh, atëherë “Riga Pharm” Sh.P.K. lirohet nga 50% e shumës së saj.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Riga Pharm” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Ndryshe, “Riga Pharm” Sh.P.K. është një rrjet i barnatoreve në Kosovë, me mbi 70 njësi në gjithë territorin e Kosovës. Pronare me 100% të aksioneve në këtë kompani është Arta Zeqiri.

Foto: Arta Zeqiri – pronare e Riga Pharm Sh.P.K.

Foto kryesore e artikullit: Ilustrim

Përplasen Dejona Mihali e Hykmete Bajrami- Shkak firma ‘Riga Pharm’

Tags: Arta ZeqiriçmimeGjobaMashtrimRiga Pharm

JU REKOMANDOJMË

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët

BE-ja alarmon: Gati gjysma e evropianëve përballen me probleme të shëndetit mendor, synohet kufizimi i rrjeteve sociale për fëmijët
10/10/2026 - 16:07

Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e...

Më shumëDetails

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës

Gjarprinj të mbështjellë me pëlhura tentohen të futen ilegalisht në RMV, shofer shtetasi i Kosovës
10/10/2026 - 16:06

Doganierët e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bogorodicës kanë zbuluar një përpjekje për të importuar ilegalisht gjarpërinj dhe zvarranikë të tjerë në Maqedoni. Kafshët u gjetën...

Më shumëDetails

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje

Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje
10/10/2026 - 15:31

Imami i Xhamisë së Vogël në Gjilan, Naser Halimi, është sulmuar nga qentë endacakë në orët e hershme të mëngjesit, teksa po shkonte në xhami për ta falur...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së

Kurti pret në takim Myftiun Tërnava, në fokus stabiliteti institucional dhe katërshja e UÇK-së
10/10/2026 - 15:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Myftiu Naim Tërnava kanë diskutuar për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si...

Më shumëDetails

BE-ja reagon ndaj sanksioneve amerikane ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
10/10/2026 - 14:39

Bashkimi Evropian i ka cilësuar “thellësisht të ardhur keq” sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke deklaruar se është i gatshëm të...

Më shumëDetails

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë

Grabitja spektakolare në Itali: Hajdutët vjedhin 30 mijë shishe verë me vlerë mbi 5 milionë dollarë
10/10/2026 - 14:35

Hajdutë të maskuar hynë me forcë në një depo në Cortona të Italisë dhe vodhën rreth 30,000 shishe verë nga vreshti prestigjioz Marchesi Antinori me vlerë më shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë