Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja

29/04/2026 - 17:12
në Kryesore, Lajme
A A
“Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve.

Ai për GazetaBlic theksoi se çështja e një koalicioni mbetet ende e hapur, por pranoi se ekziston një klimë që e bën një marrëveshje të tillë të mundshme.

Sipas tij, deklaratat e fundit nga lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se për një marrëveshje me PDK-në “mjaftojnë vetëm dy minuta”, tregojnë qartë se vullneti politik për bashkëpunim nuk mungon.

“Pyetja nëse Nisma Socialdemokrate do të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet që po afrohen mbetet ende e hapur, por ka sinjale të qarta politike që një bashkëpunim i tillë është i mundshëm. Fatmir Limaj ka deklaruar publikisht se për një marrëveshje me PDK-në “mjaftojnë vetëm dy minuta”, çka tregon se vullneti politik nuk mungon. Edhe vetë Nisma ka shprehur qëndrime të qarta në favor të bashkëpunimeve që konsolidojnë spektrin politik të njëjtë”, thotë Nimani.

Megjithatë, ai bëri të ditur se deri më tani nuk ka një marrëveshje konkrete apo lëvizje formale drejt bashkimit, por theksoi se ditët në vijim mund të jenë vendimtare për përcaktimin e drejtimit politik.

Sipas Nimanit, një bashkim i mundshëm mes dy subjekteve do të kishte logjikë elektorale, duke pasur parasysh se ato synojnë një elektorat të ngjashëm dhe një koalicion do të forconte ndjeshëm pozitën e tyre në garën zgjedhore.

“Aktualisht nuk ka një marrëveshje konkrete apo lëvizje formale, por ditët në vijim pritet të jenë vendimtare. Një bashkim i tillë do të ishte logjik në aspektin elektoral, pasi të dy subjektet synojnë një elektorat të ngjashëm dhe një koalicion do të forconte dukshëm pozicionin e Partisë Demokratike të Kosovës në garë”, tha Nimani.

“Pra, edhe pse jemi ende në fazë pritjeje, klima politike dhe deklaratat publike e bëjnë këtë skenar jo vetëm të mundshëm, por edhe të arsyeshëm strategjikisht”, tha ai

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë