Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar se Lumir Abdixhiku, është duke mbajtur një takim me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Ndërkaq, Haziri ka thënë në “Konfront” të KTV-së të enjten se Abdixhiku e Osmani veçse janë dakorduar për bashkim në zgjedhjet e ardhshme.
“Edhe sonte në kuadër të arritjes së një qëllimi të përbashkët, për modalitetin dhe formën dhe për mënyrën se si do të arrihet një pajtim i ndërtimit të së djathtës dhe në listën e LDK-së, për këtë është çështje që vetë ata do ta bëjnë të ditur… Mund të konstatoj se pajtueshmëria për një garë ekziston tashmë, për modalitetin dhe formën do të bëhet me dije pasi të arrihet pajtueshmëri e plotë”, ka thënë Haziri.
Ai ka bërë të ditur se nuk është takimi i parë i Abdixhikut me Osmanin për këtë çështje.












