Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Babai im kishte një shpirt fëmijëror!”- Rrëfehet djali i Michael Jackson: Luante vërtetë me ne, shpikte histori! S’jam ndjerë kurrë vetëm

01/05/2026 - 11:17
në Ndryshe
A A
“Babai im kishte një shpirt fëmijëror!”- Rrëfehet djali i Michael Jackson: Luante vërtetë me ne, shpikte histori! S’jam ndjerë kurrë vetëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prince Jackson ka ndarë kujtime të rralla nga jeta me babain e tij Michael Jackson, ndërsa e ka cilësuar artistin e ndjerë si një  baba i përkushtuar, i cili dinte të hynte në botën e imagjinatës së fëmijëve të tij.

29-vjeçari ka folur me shumë emocion për fëmijërinë e tij, duke theksuar se, edhe pse jeta e tyre ishte e pazakontë, ajo ishte e mbushur me dashuri dhe momente të bukura familjare.

“Ishte shumë argëtuese të kaloje kohë me të. Do të doja shumë të kisha fëmijë dhe të mbaja shënime për atë që bënte ai si baba“, është shprehur ai.

Prince ka përshkruar një realitet që i ngjante një bote përrallore, ku përditshmëria përfshinte lojëra, libra dhe filma, ndërsa në sfond shëtisnin kafshë ekzotike. “Ishte si të kishe Disneyland-in tënd personal”, ka thënë ai, duke kujtuar kohën që kalonte me babanë dhe vëllezërit.

Duke u ndalur te marrëdhënia me të atin, ai e ka cilësuar Michael Jackson si “argëtues” dhe “shumë të afrueshëm”, duke theksuar se këngëtari përfshihej plotësisht në lojërat e tyre.

“Kur luante me ne, luante vërtet. Ulej në tokë, shpikte histori dhe bëhej pjesë e botës sonë. Kishte një natyrë fëminore që e bënte gjithçka edhe më të bukur”, ka treguar ai.

Në intervistë, Prince ka folur edhe për masat e forta të sigurisë që rrethonin jetën e tyre, por ka sqaruar se nuk është ndjerë kurrë i izoluar. Sipas tij, babai i tyre kujdesej që t’u shpjegonte gjithmonë arsyet e këtyre kufizimeve.

“Jam rritur në një familje të madhe, me mbi 40 kushërinj, ndaj nuk kam ndjerë kurrë vetmi. Ishte thjesht një mënyrë ndryshe jetese”, është shprehur ai.

Michael Jackson u nda nga jeta në vitin 2009, por figura e tij vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Jeta dhe karriera e tij pritet të rikthehen në ekran përmes filmit biografik Michael, ku rolin kryesor do ta interpretojë nipi i tij, Jaafar Jackson.

JU REKOMANDOJMË

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA

Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
03/09/2026 - 14:44

Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni ka përfaqësuar Kosovën në konferencën SEPA 2026, një ngjarje që mbledh profesionistë të planetariumeve nga Shtetet e Bashkuara. Hyseni ishte e ftuar në Tellus...

Më shumëDetails

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse

Lista e njerëzve më të pasur në botë: Diferenca midis Elon Musk dhe të dytit më të pasur është marramendëse
02/09/2026 - 12:49

Forbes ka publikuar listën e saj të fundit të dhjetë njerëzve më të pasur në botë, që nga mesnata e 1 shtatorit. Dhjetë njerëzit më të pasur në...

Më shumëDetails

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës

Milioneri tregon sekretin e martesës së tij: S’flet me gruan gjatë orarit të punës
30/08/2026 - 17:32

James Dooley, një biznesmen multimilioner nga Mançesteri, ka treguar disa nga rregullat e pazakonta që ndjek për të ruajtur martesën dhe për të balancuar punën me familjen. 42-vjeçari...

Më shumëDetails

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…

Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh…
28/08/2026 - 19:12

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala,  është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga...

Më shumëDetails

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën

Itali: 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën
25/08/2026 - 20:17

Këmbësorët që kalojnë rrugën duke parë telefonin mund të përballen së shpejti me gjoba në Itali. Ministria italiane e Transportit ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat...

Më shumëDetails

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta

DOSJA E FBI-së: Rrëmbyesit e morën peng, por ajo përfundoi duke grabitur bankë bashkë me ta
23/08/2026 - 17:11

Një natë të vitit 1974, Patty Hearst, 19 vjeçe, u rrëmbye nga banesa e saj. Familja e kërkonte me dëshpërim, ndërsa FBI-ja nisi hetime për ta gjetur. Por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

    Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë