Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

05/05/2026 - 18:10
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në publik shfaqet si kompani që shet dyshekë cilësor, por realiteti nuk është krejt siç prezantohet. Fjala është për zinxhirin e dyqaneve Comodita Home, që legalisht funksionon në kuadër të kompanisë “Bleuchip International” L.L.C.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, me të cilin inspektorët kanë gjobitur me 3 mijë euro “Bleuchip International” L.L.C. të Shkëlqim Devolli, që në publik njihet edhe si kompania Comodita Home.

Në arsyetimin e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë, thuhet që në bazë të ankesave të dy konsumatorëve më 19 shkurt 2026 është inspektuar operatori ekonomik “Bleuchip International” L.L.C. (Comodita Home), lidhur me pretendimet e konsumatorëve për defekte të produktit “Dyshek Hibrid”.

Me këtë rast inspektorët kishin kërkuar nga Comodita Home që t’u përgjigjet konsumatorëve bazuar në kushtet e përgjithshme të fletëgarancionit dhe në afat prej shtatë (7) ditësh të prezantojë në Inspektorat të Tregut raportet e detajuara për ankesat e konsumatorëve.

Por që kompania e Shkëlqim Devollit nuk kishte respektuar urdhëresën e inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë, pasi që edhe pas kalimit të afatit prej (7) ditësh nuk ka prezantuar njoftimet (përgjigjet ndaj konsumatorëve) te IQMT-ja.

Pra, për shkak se Comodita Home nuk u ishte përgjigjur konsumatorëve për defektet e dyshekëve sipas fletgarancionit dhe as nuk kishte zbatuar urdhëresën e inspektorëve, më 3 mars 2026 është nxjerrë vendim për shqiptimin e gjobës prej 3 mijë euro.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Bleuchip International” L.L.C. (Comodita Home) për këtë vendim të IQMT-së, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Ndryshe, kompania që në publik prezantohet me emrin tregtar Comodita Home, në ARBK është e regjistruar me emër biznesi “Bleuchip International” L.L.C., ku 100% të aksioneve i zotëron kompania tjetër “Bluechip International Holding”.

Ndërsa, te kompania “Bluechip International Holding” 100% të aksioneve i zotëron kompania “BLU CHIP DOOEL Skopje”, e cila është e regjistruar në Maqedoni dhe ka pronar të vetëm Shkëlqim Devollin. Përfaqësues i këtyre 3 kompanive është Eroll Shabi.

Tags: Comodita HomeShkelqim Devolli

JU REKOMANDOJMË

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së
05/05/2026 - 20:11

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e detyrës së drejtorit. Këtë funksion do ta ushtrojë...

Më shumëDetails

Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK’së

Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK’së
05/05/2026 - 20:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK’ja nuk ka koalicion me PDK’në në kryeqytet. Këtë deklaratë e dha pasi kryetari i Prishtinës Përparim...

Më shumëDetails

Syla me një kritikë të ashpër për PDK-në, lidhet me Fatmir Limajn

“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
05/05/2026 - 19:52

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të mos e marrë në listën zgjedhore Fatmir Limajn, duke thënë se duke...

Më shumëDetails

A kishte kushte Vjosa Osmani për LDK’në dhe a do të jetë bartëse e listës? Deklarohet Abdixhiku

A kishte kushte Vjosa Osmani për LDK’në dhe a do të jetë bartëse e listës? Deklarohet Abdixhiku
05/05/2026 - 19:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se LDK-ja ka arritur dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7...

Më shumëDetails

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin
05/05/2026 - 19:26

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani”. Ai ka...

Më shumëDetails

Abdixhiku për Xhafer Tahirin: Ia kemi refuzuar dorëheqjen

Abdixhiku për Xhafer Tahirin: Ia kemi refuzuar dorëheqjen
05/05/2026 - 19:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk e ka ndërmend të merret me çështje lokale, pasi janë para zgjedhjeve të 7 qershorit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    382 Shpërndaje
    Shpërndaje 153 Tweet 96
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4