Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IPKO humb betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese për tarifën prej 1 mijë euro në Han të Elezit

05/05/2026 - 18:25
në Lajme
A A
IPKO humb betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese për tarifën prej 1 mijë euro në Han të Elezit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania e Telekomunikimit “IPKO” ka humbur betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese ndaj komunës së Hanit të Elezit për një tarifë komunale prej 1 mijë eurosh. Kushtetuesja e deklaroi të papranueshme kërkesëne e IPKO-s për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, përmes të cilit pretendohej se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sa i përket aspektit kronologjik, në vendimin e Kushtetueses të marrë më 25 shkurt 2026, thuhet se bazuar në shkresat e lëndës, IPKO me leje nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Hanit të Elezit kishte vendosur dy antena- njërën në zonën kadastrale Pustenikë dhe tjetrën në një parcelë në zonën kadastrale Dimcë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në vendim thuhet se më 12 tetor 2018, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Hanit të Elezit, e obligoi IPKO-n që të paguajë 1 mijë euro për vendosjen e antenave në pikat ekzistuese, si kusht për vazhdimin e qëndrimit të tyre.

11 ditë pas, IPKO kishte parashtruar ankesë në Komunë me pretendimin se vendimi ishte i paligjshëm dhe kishte propozuar shfuqizimin e tij.

Më 9 nëntor 2018, Bordi Komunal për Ankesa dhe Parashtresa në Komunën e Hanit të Elezit e refuzoi ankesën e parashtruesit, duke arsyetuar se tarifa e vendosur për antenat përbën taksë vjetore mbi pronën, e bazuar në rregulloren komunale për taksa dhe tarifa.

Në vendim thuhet se sipas kësaj rregulloreje, për çdo antenë duhej të paguhej shuma prej 500 euro.

“…leja për vendosjen e transmetuesve (antenave) me frekuenca të ndryshme dhe objekte tjera të ngjashme për nevojat e telefonisë fikse mobile dhe televizioni, internet e të tjera të ngjashme, paguhet taksa vjetore ( nga vlera e llogaritur e objektit)”, citohet rregullorja në fjalë në vendimin e Kushtetueses.

Ndërkaq, thuht se më 3 dhjetor 2018, IPKO inicioi konflikt administrativ duke e kundërshtuar vendimin, me pretendimin se kjo pagesë ishte në fakt tatim i tërthortë mbi pronën dhe në kundërshtim me Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe Postare, i cili i përjashton pajisjet e telekomunikacionit nga tatimi në pronë. Madje, IPKO pretendoi se parcelat në fjalë janë pronë private, për çka ata paguajnë qira e po ashtu edhe pronarët paguajnë tatim në pronë.

Kështu, IPKO ka pretenduar se Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur taksë të dyfishtë.

“…e me qenë se antenat në fshatrat Dimcë dhe Pustenikë janë të vendosura në pronë private për të cilat paditësi paguan qira kurse pronarët e tokave paguajnë tatim në pronë, taksa e vendosur nga i padituri paraqet taksë të dyfishtë e imponuar në mënyrë arbitrare”, theksohet në vendimin e Kushtetueses se këtë parashtrim në Themelore e ka bërë IPKO.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku e deshifron”ribashkimin”: Osmani garon me listën e saj brenda listës së LDK – por ujdia duhet të finalizohet

Abdixhiku e deshifron”ribashkimin”: Osmani garon me listën e saj brenda listës së LDK – por ujdia duhet të finalizohet
05/05/2026 - 20:22

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes me strukturat e partisë, deklaroi para gazetarëve se pas finalizimit të marrëveshjes “Vjosa Osmani pritet të garojë brenda listës së LDK-së”....

Më shumëDetails

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së
05/05/2026 - 20:11

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e detyrës së drejtorit. Këtë funksion do ta ushtrojë...

Më shumëDetails

Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK’së

Abdixhiku për Ramën: Ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK’së
05/05/2026 - 20:02

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK’ja nuk ka koalicion me PDK’në në kryeqytet. Këtë deklaratë e dha pasi kryetari i Prishtinës Përparim...

Më shumëDetails

Syla me një kritikë të ashpër për PDK-në, lidhet me Fatmir Limajn

“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
05/05/2026 - 19:52

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të mos e marrë në listën zgjedhore Fatmir Limajn, duke thënë se duke...

Më shumëDetails

A kishte kushte Vjosa Osmani për LDK’në dhe a do të jetë bartëse e listës? Deklarohet Abdixhiku

A kishte kushte Vjosa Osmani për LDK’në dhe a do të jetë bartëse e listës? Deklarohet Abdixhiku
05/05/2026 - 19:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se LDK-ja ka arritur dakordim për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7...

Më shumëDetails

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin
05/05/2026 - 19:26

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT te Fidani”. Ai ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    382 Shpërndaje
    Shpërndaje 153 Tweet 96
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë