Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria zbardhë detajet e fundit për aksionin në Agjencinë Kadastrale, dyshime për falsifikim dhe korrupsion

06/05/2026 - 12:10
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria zbardhë detajet e fundit për aksionin në Agjencinë Kadastrale, dyshime për falsifikim dhe korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ky aksion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 i KPRK-së, si dhe “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë” sipas nenit 395 të KPRK-së.

Sipas dyshimeve, të bazuara, të pandehurit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ‘’Kontratë për këmbim e paluajtshmërive’’ të datës 11.02.1966. Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Gjatë hetimeve, është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar ta paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.

 

Po ashtu, i dyshuari A.B., në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.

Ndërkohë, të dyshuarit B.Sh., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar Komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, do më bënin liderin më demokratik në botë

Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, do më bënin liderin më demokratik në botë
06/05/2026 - 14:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të përbënte “tradhti ndaj shpirtit të popullit”, siç e quan ai. Në një intervistë, Vuçiç...

Më shumëDetails

Policia gjobit me nga 200 euro dy shoferë Mitrovicë, tejkaluan në vijë të plotë – u merret edhe leja për tre muaj

Policia gjobit me nga 200 euro dy shoferë Mitrovicë, tejkaluan në vijë të plotë – u merret edhe leja për tre muaj
06/05/2026 - 14:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy kundërvajtës janë gjobitur për tejkalim në vijë të plotë në Mitrovicën e Jugut. Sipas njoftimit, Njësia e Trafikut në kuadër të...

Më shumëDetails

Zemaj “zbulon” ditën kur beson se ndodh “ecja” e përbashkët me Osmanin

Armend Zemaj: Takimet tona në mërgatë po reflektojnë rritjen e madhe të LDK-së
06/05/2026 - 13:58

Anëtari i kryesisë së LDK-së Armend Zemaj ka bërë të ditur se të shtunën do të definohet çështja e bashkëpunimit me Vjosa Osmanin për zgjedhjet e 7 dhjetorit....

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu mohon se flamuri dardan është larguar nga Presidenca: Nuk merrem me skenografi, e as me kuadër

Albulena Haxhiu mohon se flamuri dardan është larguar nga Presidenca: Nuk merrem me skenografi, e as me kuadër
06/05/2026 - 13:49

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka mohuar se flamuri dardan është larguar nga Presidenca, shkruan Reporteri.net. Në një video që publikoi sot ku iu drejtua...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e 7 qershorit: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen, 1 koalicion i formuar

Zgjedhjet e 7 qershorit: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen, 1 koalicion i formuar
06/05/2026 - 13:40

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për partitë politike për të njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje ose mospjesëmarrjen dhe deklarimin e koalicioneve, disa nga partitë politike kanë...

Më shumëDetails

Haliti: PDK-ja betejën e ka me VV-në, jo me Vjosa Osmanin

Haliti: PDK-ja betejën e ka me VV-në, jo me Vjosa Osmanin
06/05/2026 - 13:32

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës tha se ky subjekt politik në zgjedhjet e 7 qershorit po garojnë për vendin e parë. “Luftojmë për vend të parë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    400 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Si e avancoi Fitore Pacolli në pozitë të arrestuarin e sotëm nga bastisja në Agjencinë Kadastrale?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Koalicioni i ri në Prishtinë, kështu deklarohet Jehona Lushaku për vendimin e Përparim Ramës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4