Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria zbardhë detajet e fundit për aksionin në Agjencinë Kadastrale, dyshime për falsifikim dhe korrupsion

06/05/2026 - 12:10
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria zbardhë detajet e fundit për aksionin në Agjencinë Kadastrale, dyshime për falsifikim dhe korrupsion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ky aksion është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontroll ndaj të dyshuarve lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo Autoritetit Zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 i KPRK-së, si dhe “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë” sipas nenit 395 të KPRK-së.

Sipas dyshimeve, të bazuara, të pandehurit A.Q., dhe N.K., në bashkëveprim dhe pas një marrëveshje paraprake, kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar ‘’Kontratë për këmbim e paluajtshmërive’’ të datës 11.02.1966. Përmes këtij dokumenti është paraqitur në mënyrë të rreme kinse ka ndodhur një këmbim pronash në vitin 1966, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Gjatë hetimeve, është dyshuar se A.Q., dhe N.K., me ndihmën e personit zyrtar A.B., kanë arritur që dokumentin e falsifikuar ta paraqesin si autentik, duke vulosur dhe përfshirë në arkivat e gjykatës, ndonëse një dokument i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në evidencat zyrtare.

 

Po ashtu, i dyshuari A.B., në cilësinë e personit zyrtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke krijuar dosje fiktive dhe duke mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë.

Ndërkohë, të dyshuarit B.Sh., dhe M.B., në cilësinë e personave zyrtar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar Komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

JU REKOMANDOJMË

“Do e ndalnim fizikisht”- Zbulohet plani që kishte përgatitur AAK nëse do zgjedhej presidenti me 60 vota

“Do e ndalnim fizikisht”- Zbulohet plani që kishte përgatitur AAK nëse do zgjedhej presidenti me 60 vota
15/05/2026 - 21:44

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente, të...

Më shumëDetails

Lushtaku: Ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti!

Lushtaku: Ashtu siç dikur dhe shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti!
15/05/2026 - 21:41

Pas intervistimit nga Policia dhe lëshimit në procedurë të rregullt, ka reaguar djali i Sami Lushtakut, Mërgimi. Ai duke shpërndarë një fotografi me të atin shkruan ‘Babë, ashtu...

Më shumëDetails

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë

Studentët në Shkup protestë më 18 maj për gjuhën shqipe, Lorik Cana: E kemi fituar me sakrificën e paraardhësve tanë
15/05/2026 - 21:18

Më 18 maj pritet të mbahet një tjetër protestë në Shkup, e organizuar për të kërkuar të drejtën e studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës ta japin në...

Më shumëDetails

Çitaku: Samiu shkoi në prokurori sepse e respekton shtetin, Kurti e sfidon

Çitaku: 17 shkurti i 2008-ës ishte i akullt, por njëkohësisht dita më e ngrohtë e një shekulli të tërë
15/05/2026 - 21:05

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas intervisimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut. Çitaku në postimin e saj, ka rikujtuar se si kryeministri në...

Më shumëDetails

Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional

Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional
15/05/2026 - 20:52

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos,, ka shkruar për takimin që ai ka pasur sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e ka falënderuar...

Më shumëDetails

Hysni Mehani del me reagim pas lirimit të Sami Lushtakut

Kryetari i VV’së në Skenderaj thotë se u sulmua nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij
15/05/2026 - 20:38

Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka dal me një reagim pas incidentit në Skenderaj. Ai tha se nuk do ndalet nga sulmet. “Unë jam...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandal: Gjykata refuzon masën e paraburgimit për Avdullah Gerbeshin që kanosi prokurorin Muharrem Prekazi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë