Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BB: 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, Shqipëria e Kosova kishin nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon më 2025

07/05/2026 - 08:34
në Ekonomi, Lajme
A A
BB: 23% e popullsisë shqiptare jeton me 681 lekë në ditë, Shqipëria e Kosova kishin nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon më 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore. Shifrat tregojnë se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon edhe në 2025 së bashku me Kosovën dhe do të vijojë ta ketë edhe së paku deri në fund të dekadës.

Një e katërta e popullsisë së vendit është jashtë konsumit pasi shporta e blerjeve me këtë shumë është shumë e kufizuar vetëm sa për mbijetese. Shërbimet arsimore dhe shëndetësore apo qiraja në këtë nivel të ardhurash janë tërësisht të papërballueshme.

Metodologjia e Bankës Botërore përllogarit se rreth 60 për qind e shumës prej 681 lekësh pra rreth 400 lekë shkojnë për ushqime ditore dhe pjesa tjetër prej 281 lekësh për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera.

400 lekë në ditë ushqim çfarë blen

Me një buxhet prej 400 lekësh në ditë për ushqim, 23.4 % e popullsisë në Shqipëri detyrohet të orientohet tërësisht drejt produkteve të shportës bazë dhe shumë të kufizuar pa mish, pasi kjo shumë është e mjaftueshme vetëm për një dietë modeste. Ky nivel shpenzimi kërkon një menaxhim qe eliminon mundësinë për konsumuar produktet jetike të shportës.

Për të qëndruar brenda këtij kufiri 400 lekë një person gjatë një ditë mund të blejë një bukë masive kushton rreth 100 – 120 lekë, dy kokrra vezë llogariten rreth 50 – 60 lekë, një gotë kos ose qumësht që kushton rreth 60 – 80 lekë, gjysmë kilogrami patate ose disa mollë kushtojnë rreth 50 – 70 lekë. Me tej mund te blihet një porcion fasule, oriz ose makarona llogaritet rreth 70 – 90 lekë.

Ky buxhet nuk lejon hapësirë për produkte si mishi i viçit apo i derrit, pasi kostoja e tyre tejkalon mundësitë ditore. Po ashtu, shpenzimet për si ëmbëlsirat, pijet me gaz apo kafetë në lokal janë të pamundura.

281 lekë të tjera për drita dhe uje

40 për qind e shumës prej 681 lekësh gjithsej 281 lekë shkojnë për mbulimin e faturave të dritave dhe ujit. Energjia elektrike dhe uji për një konsum minimal llogariten rreth 150 deri në 200 lekë në ditë, dhe edhe pse shteti ofron subvencione prej rreth 648 lekësh në muaj për kategoritë në nevojë, barra mbetet përsëri e lartë.

Situata vështirësohet më tej nëse personit i duhet të lëvizë për punë ose arsim, pasi transporti publik me urban kushton 80 lekë në ditë për një biletë vajtje-ardhje. Kjo kosto e nxjerr buxhetin ditor menjëherë me minus, duke e detyruar individin të zgjedhë mes ecjes në këmbë ose pakësimit të mëtejshëm të ushqimit. Ndërkohë, produktet e higjienës bazë si sapuni apo pasta e dhëmbëve zënë rreth 20 deri në 30 lekë të tjera nga ky buxhet modest.

Çfarë nuk mund të konsumojë 23% të popullsisë

Kategoria që jeton me 681 lekë në ditë mbetet me nevoja kritike plotësisht të pambuluara. Qiraja në zona periferike, që kushton rreth 1,075 lekë në ditë, është e papërballueshme pasi tejkalon të gjithë buxhetin ditor. Po ashtu, blerja e medikamenteve apo vizitat mjekësore private janë të paarritshme pa ndihmë shtesë. Edhe arsimi mbetet një sfidë, pasi tarifat universitare kërkojnë kursime drastike ose punësim shtesë. Sa i përket veshjeve, blerja e rrobave apo këpucëve ndodh vetëm përmes kursimeve afatgjata ose mbështetjes nga të afërmit jashtë vendit. Kjo kategori gjithashtu nuk mund të përballojë pushime dhe konsumin e vakteve jashtë dhe të marrë pjesë në aktivitetet kulturore./Monitor

JU REKOMANDOJMË

NYT 1999: Si provoi Serbia t’ia veshte UÇK-së vr’asjen e Aganit dhe si u demantua nga bashkësia ndërkombëtare

NYT 1999: Si provoi Serbia t’ia veshte UÇK-së vr’asjen e Aganit dhe si u demantua nga bashkësia ndërkombëtare
07/05/2026 - 10:34

Më 6 maj 1999, forcat serbe vranë profesorin e njohur dhe nënkryetarin e LDK-së, Fehmi Agani. Mediumi prestigjioz New York Times publikoi një artikull të gjatë për vrasjen e Fehmi...

Më shumëDetails

“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë

“Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
07/05/2026 - 10:22

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të...

Më shumëDetails

Emona Center hap pikën e saj më të re në Ferizaj (VIDEO)

Emona Center hap pikën e saj më të re në Ferizaj (VIDEO)
07/05/2026 - 10:19

Marketi i njohur "Emona Center" ka hapur pikën e saj më të re në Ferizaj, shkruan Veriu.info. Ky rrjet i marketeve po vazhdon zgjerimin e tij në shumë...

Më shumëDetails

Abdixhiku konfirmoi bashkimin me Osmanin, Kurti: Le të punojnë me çka dinë e munden, por mos harroni si votoi populli para katër muajsh

Abdixhiku konfirmoi bashkimin me Osmanin, Kurti: Le të punojnë me çka dinë e munden, por mos harroni si votoi populli para katër muajsh
07/05/2026 - 10:08

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar gjatë javës se janë dakorduar në parti për të garuar bashkë në zgjedhje me ish-Presidenten Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net. Kryeministri në...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ulet çmimi i naftës
07/05/2026 - 09:49

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 07.05.2026. Sipas vendimit të datës 04.05.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo speciale

Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo speciale
07/05/2026 - 09:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Speciales për shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik. I pyetur nga EO...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia e Prokuroria Speciale me operacion në Prishtinë, Lipjan e Vushtrri- Arrestohen 7 persona për ryshfet

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë