Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendime të rëndësishme politike në prag të proceseve zgjedhore.
Gjatë kësaj mbledhjeje, LDK-ja pritet të nominojë kandidatin e saj për kryeministër, ndërsa në rend dite do të jetë edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e bashkëpunimit me presidenten Vjosa Osmani.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 12:00.
Klankosova.tv e ka siguruar agjenden e kësaj ngjarje.















