Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka ironizuar me një faqen në rrjetin social “X” e cila quhet “Rumania e Guximshme”. Kjo faqe ka publikuar një qëndrim të MPJ-së së Rumanisë ku thuhet se nuk do të ndryshojë qëndrimi për pavarësinë e Kosovës.
Martens ka shkruar se “Rumania e Guximshme” ka frikë që ta njohë pavarësinë e Kosovës së vogël.
Sipas gazetarit gjerman, kjo ndonëse është qesharake, është një fakt.
“Rumania e guximshme ka frikë ta njohë Kosovën e vogël. Qesharake, por fakt”, ka shkruar Martens.













