Organizata e njohur si “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim të rëndë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, kjo organizatë ka shkruar: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.
“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit vlerësohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të vendit.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë rast.












