Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Partia Demokratike e Kosovës dhe mundësinë rikthimit të Fatmir Limajt.
Lladrovci tha se pret një lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së, duke kërkuar që të mos përsëritet “gabimi” i mosvotimit për Limajn.
Tutje, ai komentoi edhe kritikat ndaj Limajt, duke thënë se disa nga arsyet kundër tij nuk qëndrojnë.
Postimi:
Pres lajm të mirë nga Kryesia e PDK-së e cila nuk do ta përsëris gabimin me votim për Fatmirin.
Një nga “argumentet” negative se Fatmiri na paska sha, do parë më realisht, as na nuk e kemi kursye.
Qielli është plotë yje, një yll ma shumë, nuk ia zbeh ndriçimin yjeve që po shkëlqejnë!
















