Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,tha partia e tij do të kërkojë sërish bashkëpunim politik për zgjedhjen e një presidenti jopartiak.
Ai tha se synim pas zgjedhjeve e kanë që presidenti të jetë jashtë skenës politike.
“Pas zgjedhjeve sërish do të kërkojmë bashkëpunim për një president jopartiak, jashtë skenës aktuale politike, me integritet e kompetencë”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.













