Sot, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku Vjosa Osmani është nominuar kandidate për presidente në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa Lumir Abdixhiku është nominuar kandidat për kryeministër.
Kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm u karakterizua me mungesën e disa figurave të rëndësishme të LDK-së, të cilët në opinion shihet si të pakënaqur me udhëheqjen që kësaj partie nga Lumir Abdixhiku.
Burime të Veriu.info nga LDK-ja bëjnë të ditur se përveç Hykmete Bajramit e Avdullah Hotit, në mbledhjen e sot të Këshillit të Përgjithshëm kanë munguar edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muxhari, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, si dhe ish deputetët Arben Gashi, Rrezarta Krasniqi, Driton Selmanaj dhe Vlora Dumoshi.
Pakënaqësit e shumë figurave eminente të LDK-së kanë nisur kryesisht prej emërimit të Kryesisë së re nga Lumir Abdixhiku muajin e kaluar, ku ka lënë jashtë saj shumë figura të spikatura të partisë pa ndonjë arsyetim.













