Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

10/05/2026 - 09:47
në Kryesore, Lajme
A A
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pagat e ulëta, mungesa e pajisjeve bazike dhe kushtet e vështira të punës po vazhdojnë të jenë sfidë për zyrtarët policorë në Kosovë, ndërsa dorëheqjet nga Policia e Kosovës po ndodhin edhe për shkak të pakënaqësive me trajtimin institucional.

Sindikata e Policisë së Kosovës dhe ish-pjesëtarë të Policisë kanë ngritur shqetësime për kushtet e punës, mungesën e pajisjeve dhe pagat që i konsiderojnë të pamjaftueshme për nivelin e rrezikshmërisë me të cilën përballen zyrtarët policorë.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, tha për Ekonomia Online, se puna e policëve është vazhdimisht e rrezikshme dhe për këtë arsye ata duhet të kenë paga më dinjitoze.

“Duke e ditur rolin e institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës, që e luan në mbrojtjen e rendit dhe të qetësisë publike, unë mendoj se pagat duhet të jenë më dinjitoze, do të thotë më të mira, pasi që vazhdimisht janë në rrezikshmëri. Puna e tyre 24 orë është e rrezikshme, prandaj njësitet e posaçme, konkrete e tjera duhet të kenë paga të dinjitetshme, në mënyrë që ata të mund të ekzistojnë dhe t’i mbajnë familjet e tyre. Prandaj, një polici e cila nuk ka paga të dinjitetshme, profesionalizmi, edhe pse profesional, mund t’i bie profesionalizmi i tyre, për shkak se, do të thotë, ata janë të detyruar me mbajtë familjet, fëmijët e tyre dhe në këtë mënyrë, do të thotë, varen krejt prej pagave, prej të ardhurave. Prandaj shteti duhet të investojë më shumë në paga, të investojë në rrezikshmërinë e pjesëtarëve të policisë, sidomos njësive përkatëse të operacioneve, njësive të krimeve të rënda, krimeve ekonomike, pastaj drogës, trafikimit të qenieve njerëzore e tjera, do të thotë në njësitet që kanë një rrezikshmëri më të madhe në aspektin e punës, për arsye se ata ballafaqohen çdo herë me rrezikshmëri të tilla dhe shteti duhet të investojë më shumë, do të thotë, te zyrtarët policorë, në mënyrë që të ngriten edhe në aspektin profesional, edhe moral, edhe njerëzor, në mënyrë që ata të kenë vullnet që të shkojnë në punë dhe ta kryejnë detyrën e tyre sipas rregullativës dhe ligjit mbi policinë”, tha Morina.

Ai tha se Policia e Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të logjistikës dhe pajisjeve elementare për punë.

“Vazhdimisht kemi pasur probleme me logjistikë, prandaj një polici profesionale, e aftë për me mbrojtë rendin dhe qetësinë publike, duhet të ketë edhe pajisje teknike dhe teknologjike të tyre. Për shembull, në disa rajone policore të Kosovës mungojnë automjetet, në disa vende mungojnë veshmbathjet, gjërat më elementare me të cilat një polic duhet të pajiset për me kry punën dhe detyrat e tyre. Gjithashtu, te njësitet e caktuara, të cilat 24 orë janë online në punë për veprime të caktuara, ata duhet ta kenë edhe ushqimin nga institucioni, do të thotë gratis, për arsye se ushqimi dhe veshmbathja e mirë i mban policët që ata të jenë në detyra më efektivë, më të ndërgjegjshëm, më të kujdesshëm e të tjera. Prandaj kemi mungesa të tilla dhe unë mendoj që prokurimi brenda për brenda policisë edhe menaxhmenti i policisë duhet të bëjnë çmos që këto gjëra, në aspektin teknik dhe teknologjik, të rregullohen. Për shembull, kemi mungesë edhe të kompjuterëve, kemi mungesë të fotokopjeve e tjera, të cilat shumë herë policët janë detyruar t’i kryejnë detyrat me paratë e tyre, të fotokopjojnë anën zyrtare të dokumenteve jashtë stacionit policor, që është e ndaluar me ligj. Prandaj, për me i ndalë këto veprime jashtëligjore, për mos me ble pjesë të uniformës në nëntregje, duhet që institucioni, menaxhmenti i brendshëm i Policisë së Kosovës, të kujdeset në mënyrë që teknika dhe teknologjia e tyre të jetë në nivelin e duhur, për arsye se ata patrullojnë 24 orë non-stop dhe nëse vetura nuk është në rregull, nëse nuk kanë veturë, atëherë do të thotë edhe shpejtësia e daljes në vendngjarje, konstatimi i rasteve të ndryshme dhe thirrjeve të qytetarëve mund të vonohen”, tha Morina.

Sipas tij, dorëheqjet nga Policia e Kosovës po ndodhin edhe si pasojë e pakënaqësive me pagat dhe gradimet.

“Fatkeqësisht ka dorëheqje të zyrtarëve policorë, për shkak të pagave të pamjaftueshme, pastaj për shkak të moskujdesit sa duhet ndaj zyrtarëve policorë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, në gradimet e tyre të brendshme, të cilat gradime në pozicionet e tyre e tjera shpeshherë ata i demoralizojnë dhe për shkak të demoralizimeve të tilla janë të detyruar ta lënë Policinë e Kosovës”, tha Morina.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, tha se mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor mbetet një nga shqetësimet kryesore të policëve.

“Kushtet e punës dhe mirëqenia e policëve, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për zyrtarët policorë, është një nga sfidat dhe shqetësimet kryesore. Shtesat për rrezikshmëri konsiderohen të pamjaftueshme krahasuar me rrezikun e punës. Puna në ndërrimet e natës ose kujdestaria nuk paguhen sa duhet. Kushtet fizike në terren, mungesa e infrastrukturës bazike në disa pika”, tha ai.

Ai tha se Policia e Kosovës vazhdon të ketë mungesë të mjeteve operative dhe pajisjeve moderne.

“Ka mungesa në mjete operative, si vetura, pajisje të ndryshme mbrojtëse dhe teknologji moderne, edhe mungesë të pajisjeve më të avancuara. Dorëheqjet e policëve në periudha të ndryshme kanë krijuar boshllëk në Policinë e Kosovës, por kanë qenë për arsye të ndryshme këto dorëheqje, jo vetëm për arsye të pagave, por edhe për arsye se zyrtarët policorë kanë siguruar vende më të mira të punës dhe e kanë gjetur veten më mirë jashtë Policisë së Kosovës”, tha Hoti.

Ai shtoi se Sindikata e Policisë vazhdon të kërkojë miratimin e ligjit për pensionimin e policëve në moshën 55-vjeçare.

“Sa i përket ligjit për pensionimin e Policisë në moshën 55 vjeç, Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka insistuar që ky ligj të bëhet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi menjëherë, dhe të jetë sikurse ligji i FSK-së ose i ngjashëm me ligjin e FSK-së, por deri më tani nuk është në fuqi ky ligj, edhe pse është i domosdoshëm për Policinë e Kosovës”, tha ai.

Hoti foli edhe për mungesën e uniformave, duke fajësuar proceset e prokurimit dhe anulimin e tenderëve.

“Uniformat në Policinë e Kosovës janë të mangëta dhe qysh nga viti 2021 Policia e Kosovës ka pasur sfida në këtë aspekt, edhe pse gjithmonë ka pasur angazhim për sigurimin e uniformave, por problem ka qenë Organi Shqyrtues i Prokurimit, që i ka anuluar tenderët që janë shpallur fitues, ku tani së fundi Policia e Kosovës në gjykatat vendore, si në atë Themelore, i ka fituar këto lëndë dhe po ashtu lënda për uniforma është fituar edhe në Gjykatën e Apelit dhe shumë shpejt Policia e Kosovës do të pajiset me uniforma të reja”, tha ai. /Ekonomia Online

JU REKOMANDOJMË

Meningjiti, helmimi i gjakut dhe dëmtimi i veshkave – ja rreziqet e baktereve të zbuluara nga AUV në mishin dhe përshutën e VIVA FRESH të Rexhepit

Meningjiti, helmimi i gjakut dhe dëmtimi i veshkave – ja rreziqet e baktereve të zbuluara nga AUV në mishin dhe përshutën e VIVA FRESH të Rexhepit
28/11/2026 - 19:33

AUV ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të mishit të bluar Premium “Çobani” dhe përshutës së gjedhit, të shitura nga VIVA FRESH, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar tejkalim të...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Murati: S’pres rezultate nëse s’ka marrëveshje me ShBA-në dhe Evropën

Ligji për Specialen, Murati: S’pres rezultate nëse s’ka marrëveshje me ShBA-në dhe Evropën
28/11/2026 - 19:16

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka shprehur skepticizëm lidhur me rezultatet që mund të sjellë ligji i ndryshuar për Gjykatën Speciale, i cili pritet të votohet në Kuvendin...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku kritikon VV-në: LDK ndërton, ndërsa VV bllokon dhe manipulon

Ermal Sadiku kritikon VV-në: LDK ndërton, ndërsa VV bllokon dhe manipulon
28/11/2026 - 19:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vënë në pah dallimet që, sipas tij, ekzistojnë ndërmjet...

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit që u zunë me 136 kg drogë

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit që u zunë me 136 kg drogë
28/11/2026 - 18:36

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj tre të pandehurve, A.N., T.E. dhe A.C., të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje...

Më shumëDetails

Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut
28/11/2026 - 18:01

Muaji nëntor del të jetë muaji i skandaleve të kompanisë “Buquku” në pronësi të Jeton Buqukut. AUV ka raportuar për disa raste gjatë këtij muaji kur kësaj kompanie...

Më shumëDetails

Kurti nga Vlora arrin në Prekaz: Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Adem Jasharit janë trashëgimi e lavdishme historike

Kurti nga Vlora arrin në Prekaz: Kruja e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Adem Jasharit janë trashëgimi e lavdishme historike
28/11/2026 - 17:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke theksuar se kjo datë përveç Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, shënon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë