Prej momentit të shpalljes së zgjedhjeve partitë politike ka nisur para-fushatën elektorale, duke mbajtur takime të vazhdueshme.
Por LVV dhe LDK tashmë kanë nisur mbajtjen e tubime masovike edhe në diasporë, ku në dy ditët e fundit mbajten tubime në Zvicër.
Për dallim nga LVV e LDK, PDK akoma nuk ka arritur të mbajë tubime më bashkëatdhetarët në diasporë, pasi që kryesisht po mjaftohet me disa vizita në terren dhe takime me struktura partiake.
Për lënien në hije, të paktën deri më tash, të PDK-së në këto zgjedhje, duket se ‘meritore’ është Vjosa Osmani, e cila ka marrë gjithë vëmendjen në opinionin publik, sidomos për faktin se në këto zgjedhje po kërkon vota duke kritikuar Albin Kurtin, ish bashkëpunëtorin e saj të dikurshëm.
Ndryshe, te aktivistët e PDK-së pakënaqësi të madhe ka ngjallur mos pranimi i NISMA-s së Fatmir Limajt nga Kryesia Qendrore e partisë, edhe pse ka pasur përkrahje nga struktura e degëve dhe figura me peshë, sidomos nga Drenica./Veriu/info













