Bardhyl Hasanpapaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka folur për Byronë për Konfiskimit të Pasurisë së Paluajtshme.
Hasanpapaj në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini e ka quajtur “paradë politike” atë të cilën e ka prezantuar qeveria, tashmë në detyrë, deri më tani.
“Byroja kërkujt s’ka me ja konfisku pasurinë, se me dasht me ua konfisku ua kishin konfisku që gjashtë vjet. Kjo është platformë politike për ta bllokuar konfiskimin dhe sekuestrimin. Shkojnë bëjnë paradë politike për Byronë dhe është miratu në lexim të parë. S’ka ligj për Byronë. S’është miratu, do duhej të miratohej edhe në lexim të dytë”, ka deklaruar Hasanpapaj.
“Në institucione publike është kjo, çdokush që ka menaxhu me paranë publike. Bizneset nëse kanë koketu me sektorin publik, edhe ajo duhet gjurmuar. Po e bëjnë gabim që t’i rrëzohet më pastaj nga Gjykata Kushtetuese. Po bëhet zhurmë e madhe, por ligjin po e shkruan gabim”, ka thënë më tej ai.













