Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qytetarët bëjnë thirrje për unitet: Politika po na përçan, duhet më shumë paqe e tolerancë

27/05/2026 - 08:47
në Kryesore, Lajme
A A
Qytetarët bëjnë thirrje për unitet: Politika po na përçan, duhet më shumë paqe e tolerancë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit në Prishtinë, qytetarët uruan besimtarët myslimanë për festën, duke përcjellë mesazhe paqeje, bashkimi, tolerance dhe solidariteti. Disa prej tyre shprehën edhe shqetësime për përçarjet politike e shoqërore, duke bërë thirrje për më shumë unitet mes shqiptarëve, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Rizah Syla për Ekonomia Online tha se Kurban Bajrami është një festë e madhe dhe uroi që ajo të sjellë mirësi e begati për të gjithë.

“Edhe juve për hajër u qoftë. E me të mira inshallah e kalojmë, se kjo festë është shumë festë e madhe, festë njerëzore, me pasur rahmet e bereqet. Një urim për krejt shqiptarët. Edhe në fund të fundit, urime krejt myslimanëve anë e mbanë botës, kah janë e kah s’janë”, tha ai.

Ai pati edhe një mesazh për bashkim dhe mirëkuptim mes shqiptarëve.

“Ja kisha çuar një mesazh që me u bashku, me u bërë në një vend, se të përçarë, e të copëtuar e të kiametit kemi qenë boll. Sot kishe e kena një liri, po ndërmjet veti s’jemi duke u marrë vesh. Edhe krejt shqip po flasim, por jo. Allahu u bëftë rahmet e i udhëzoftë” shtoi ai.

Edhe Ahmet Ajeti uroi festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Urime të gjithëve Kurban Bajrami. Allahu i pastë bërë kabull!”, tha ai.

I pyetur nëse kishte një mesazh për politikanët, ai u përgjigj shkurtimisht:

“Për politikanët, ata le të qojnë mirë, se s’kanë mirë hiç ata”, shtoi ai.

Avokati Arianit Koci tha se shpreson që ky vit të sjellë më shumë paqe dhe tolerancë.

“Le të jetë ky vit i paqes dhe i bereqetit. Shpresoj që toleranca ka me mbizotëru këtë vit”, u shpreh Koci.

Ai vlerësoi edhe mesazhin e mbajtur nga myftiu gjatë Hytbes së Bajramit.

“Duhet me e përgëzuar hoxhën sot për një fjalim fantastik. Edhe të anës politike besoj që të gjithë ne duhet në atë frymë të fjalimit të sotëm me u sjellë”, shtoi Koci.

Ndërsa qytetari Fuat Islami përcolli një mesazh të gjatë për paqe, solidaritet dhe harmoni mes njerëzve e popujve.

“E kësaj here, si herave të kaluara, gjithë botës islame anë e mbanë globit, i uroj këtë festë të madhe të Kurban Bajramit. Le të mbretërojë në botë paqja, mëshira, sakrifica, solidariteti mes njerëzve, harmonia, të ketë tolerancë, harmoni, mirëkuptim mes njerëzve, të shtrihet dora e të varfërve, të shtrihet dora e pajtimit mes njerëzve, të ketë harmoni, paqe, por sidomos të ketë solidaritet, harmoni, dhe të ketë ndihmë më shumë mes njerëzve, të ketë ndihmë më shumë në kuptimin human dhe solidar tek shtresa e varfër e popullatës, të ketë harmoni mes shtresave politike, të ketë mirëkuptim mes dallimeve fetare, racore, kombëtare. Dhe gjithsesi në botë të mbretërojë paqja, dhe njëkohësisht uroj që në festat e ardhshme të Kurban Bajramit në botë të ketë më shumë paqe, harmoni dhe të ketë solidaritet mes kombeve, racave dhe feve të ndryshme në botë”, tha qytetari.

JU REKOMANDOJMË

Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike

Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike
27/05/2026 - 10:28

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame, ka pritur përfaqësues të ndryshëm për festën e Kurban Bajramit. Për vizitë në BIK ka shkuar edhe Ipeshkvi...

Më shumëDetails

Përqafime dhe batuta, Rama ndan pamjet nga Konferenca Shqipëri-BE: A pranon të martohesh?

Përqafime dhe batuta, Rama ndan pamjet nga Konferenca Shqipëri-BE: A pranon të martohesh?
27/05/2026 - 10:22

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BSHKIMI Europian e mbajtur ditën e djeshme në Bruksel. Video me pamjet nga Brukseli janë shoqëruar...

Më shumëDetails

Muharremi për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve: Na prishën festën e Bajramit këta horra, asnjë cent për bujqit

Muharremi për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve: Na prishën festën e Bajramit këta horra, asnjë cent për bujqit
27/05/2026 - 10:08

Analisti politik Shenoll Muharremi ka shpërthyer ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve për mërgimtarët. Anëtaret e Qeverisë Kurti...

Më shumëDetails

Vizita e Kurtit për Bajram në BIK: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet

Vizita e Kurtit për Bajram në BIK: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet
27/05/2026 - 10:06

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, ai ka uruar myftiun...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot
27/05/2026 - 10:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe

Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
27/05/2026 - 09:40

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo festë kujton forcën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    584 Shpërndaje
    Shpërndaje 234 Tweet 146
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “S’jam edhe aq mirë”- Granit Plava lidhet direkt me një emision, moderatorja i ndërpret telefonatën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë “godet” rëndë Valon Ademin, Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë