Në ditën e festës së Kurban Bajramit, kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.E shoqëruar edhe me bashkëpunëtorë, Osmani është pritur nga humanisti Halil Kastrati dhe të moshuarit që qëndrojnë në këtë shtëpi.
Osmani ka thënë se një shoqëri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin dhe se një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, sipas saj, humb kuptimin.“Sot, në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit. Është përgjegjësi njerëzore e shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën. Faleminderit për mikpritjen dhe zemrën e madhe, Hoxhë Halil Kastrati.”, ka shkruar Osmani.
https://www.facebook.com/share/p/1DeYurZwp7/?mibextid=wwXIfr












