Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi

28/05/2026 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Shqipëria nuk do t’i bindet kërkesës së Rusisë, pasi ajo kërkoi largimin e diplomatëve dhe qytetarëve të huaj nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

Kërkesë të tillë, Rusia ka bërë edhe ndaj Shteteve të Bashkuara më 25 maj.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e vlerësoi këtë njoftim të Rusisë si të “papranueshëm” dhe tha se Shqipëria nuk do të tërhiqet.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë, ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara, si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Shqipëria nuk do të tërhiqet”, shkroi Hoxha në X.

Sipas tij, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainë dhe ky qëndrim i është përcjellë të enjten ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Alexey Zaitsev.

Kryediplomati Hoxha tha se përgjigja në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të jetë më shumë luftë, “më shumë krime apo sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”.

E vetmja rrugë përpara, tha ai, është t’i jepet fund luftës përmes angazhimit në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Më 24 maj Rusia lëshoi qindra raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev. Në mesin e caqeve të goditura ishte edhe rezidenca e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.

Gjatë këtij sulmi masiv u vranë të paktën katër persona.

Shqipëria e hapi për herë të parë Ambasadën e saj në Kiev në tetor të vitit 2024, dy vjet pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. /REL

JU REKOMANDOJMË

Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit

Kështu mund ta gjeni numrin unik identifikues të biznesit (NUI) gjatë aplikimit
28/05/2026 - 16:57

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik, në kuadër të masave mbështetëse...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Mushtisht

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme në Mushtisht
28/05/2026 - 16:51

Kandidati i PDK-së për deputet nga PDK, Lulzim Aliu ka marrë përkrahje nga mbështetës të kësaj partie në fshatin Mushtisht, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Postimi i plotë: Në...

Më shumëDetails

Qytetarët raportojnë probleme në aplikim online për shtesat prej 100 eurove për sektorin jo-publik

Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve
28/05/2026 - 16:41

Sot është hapur sistemi për aplikimin e subvencionimit me shtesa prej 100 euro për sektorin jo-publik në Kosovë. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se...

Më shumëDetails

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor

Pas suksesit në futboll, Granit Xhaka provon veten edhe si aktor
28/05/2026 - 16:16

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka bërë një hap të ri jashtë futbollit, duke u bërë pjesë e botës së filmit, transmeton albinfo.ch. Mesfushori shqiptar luan në filmin...

Më shumëDetails

100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
28/05/2026 - 16:01

Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik Aplikimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim Secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht, dhe të sigurohet...

Më shumëDetails

Tema e Kosovës, Vuçiq kritikon Perëndimin pas kthimit nga Kina: Po të donin, do t’i detyronin për Asociacionin

Tema e Kosovës, Vuçiq kritikon Perëndimin pas kthimit nga Kina: Po të donin, do t’i detyronin për Asociacionin
28/05/2026 - 15:31

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas kthimit nga Kina, ka folur për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq lidhur me stacionet hekurudhore. Vuçiq ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    648 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë