Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Tubimi që ka nisur nga ora 18:00 po mbahet në Sallën “1 Tetori”, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë në këto zgjedhje.
Ky aktivitet shënon edhe fillimin formal të fushatës së LDK-së, e cila vjen në kuadër të garës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.












