Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë, ka nisur mëngjesin e sotëm, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Info Magazinën Speciale “Zgjedhjet 2026” në Klan Kosova, i publikoi të dhënat e fundit të qytetarëve që kanë votuar nëpër konsullata e përfaqësi diplomatike.
“Të dhënat e fundit të cilat i kemi nga misionet diplomatike ku është duke u zhvilluar procesi i votimit, i takojnë orës 13:00. Nga 30 përfaqësi diplomatike, të dhënat janë prej 26 prej tyre dhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë rreth 11 mijë votues nga rreth 28 mijë që është numri përgjithshëm i tyre”, ka thënë Elezi.
Ai poashtu bëri të ditur se përditësimi i të dhënave do të bëhet në ora 20:00 kur edhe do të publikohet mbyllja e vendeve të votimit në 26 prej vendvotimeve jashtë vendit, përveç atyre që janë përtej atlantikut, të cilat do të jenë të hapura deri në ora 01:00, sipas kohës lokale.












