Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se nesër në orën 07:00 do të votojë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në shkollën Lidhja e Prizrenit në Pejë.
Radoniqi pas votimit do të prononcohet për media.
“Ju njoftoj se të dielën (07.062026, ora 07:00) Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në Qendrën e Votimit 1703C, që ndodhet në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Pas votimit, ai do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Elezi.












