Lista Serbe edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë, ka votuar në mënyrë të organizuar në Mitrovicë të Veriut.
Derisa sipas Ligjit për Zgjedhje nuk lejohet votimi në mënyrë të organizuar, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, së bashku me qytetarët, kanë votuar në mënyrë të organizuar, ashtu si në çdo proces tjetër zgjedhor, duke marrë pjesë në orët e para të mëngjesit në procesin e votimit.
Raportimet për votim të organizuar nga Lista Serbe kanë qenë të pranishme në disa procese zgjedhore ndër vite.











