Veton Berisha ka bërë të ditur se ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar se ka ushtruar presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.
Ai ka thënë se pas ankesave të banorëve ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij ministri është parë me veturë zyrtare, i shoqëruar nga kryetari i partisë dhe sigurimi i tij personal.
Berisha pretendon se Krasniqi së bashku me sigurimin e tij janë duke ndikuar në procesin zgjedhor.
“Kam siguru pamje, dhe kjo sjellje dhe ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerëzve me votu normalisht, presionin ,njerëzit më kane thënë se kanë frikë me dalë, i keni pamjet. Sigurimi dhe truprojat e ministrit është e papranueshme të qëndrojnë në komunitetin tonë. E denoncuam në polici, u hap rast”, ka thënë ai.












