Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit.
Ai tha se sytë, veshët dhe vëmendja janë te komisionaret dhe vëzhguesit.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Gazeta Express











