Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni i tij kryesor politik – komunën e Malishevës.
Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Limaj ka falënderuar qytetarët e kësaj zone për mbështetjen: “FITORE! Faleminderit Malishevë”, ka shkruar ai.












